7.2 C
Sterling Heights
25/10/2026, 11:33
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

RAMA KËRCËNON PROTESTUESIT, POR KUSH MBAN PËRGJEGJËSI PËR TË RIUN E PLAGOSUR?

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetRAMA KËRCËNON PROTESTUESIT, POR KUSH MBAN PËRGJEGJËSI PËR TË RIUN E PLAGOSUR?

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për të riun nga Elbasani, Erjon Vishkulli, që mbeti i plagosur në sy gjatë protestës, duke shprehur keqardhje për dëmtimin e tij, por duke akuzuar kundërshtarët politikë dhe mediat se po e përdorin rastin për të nxitur dhunën. Rama deklaroi se është kujdesur personalisht për sigurimin e trajtimit të të riut në një spital në Itali dhe transportin me avion mjekësor. Megjithatë, reagimi i tij ka ngritur pikëpyetje mbi përgjegjësinë për mënyrën se si u zhvillua ndërhyrja policore dhe përdorimin e plumbave të gomës ndaj protestuesve.

Edi Rama flet për dhunën dhe akuzon kundërshtarët se po e përdorin të riun e plagosur Erjon Vishkulli, për të nxitur protestat. Por shqiptarët kanë të drejtë të pyesin: kush mban përgjegjësi për përdorimin e forcës nga policia dhe plagosjen e një të riu në sy? Kujdesi mjekësor në Itali është i rëndësishëm, por nuk zëvendëson hetimin dhe llogaridhënien. E drejta për të protestuar është kushtetuese dhe nuk mund të shndërrohet në faj vetëm sepse qytetarët kundërshtojnë qeverinë.

Një kryeministër demokrat nuk i quan kundërshtarët errësirë dhe nuk i trajton të rinjtë si armiq të Shqipërisë. Çdo akt dhune duhet hetuar, qoftë nga protestuesit, qoftë nga policia. Rama nuk mund të kërkojë drejtësi vetëm për atë që i shërben politikisht, ndërsa shmang përgjegjësinë e pushtetit. Shqipëria nuk është pronë e tij dhe protesta nuk është krim!

Ja një pjesë nga postimi postimi:

“Më vjen shumë keq kur kushdoqoftë lëndohet fizikisht, qoftë edhe një protestues i dhunshëm, por si mund të shmanget çdo lëndim i mundshëm nëse dhuna e dikton natyrën e një proteste?! Kjo është një pyetje retorike dhe lëndimi i djalit nga Elbasani duhet të jetë një këmbanë alarmi për të gjithë, po mbi të gjitha për nxitësit e dhunës që propagandojnë nga ekranet e korruptuara televizive dhe nga pasqyrat e tyre sociale apo më zi akoma që paguajnë për mish për top lloj-lloj individësh, nga kriminelë, te djem të paditur e deri te fëmijë të mitur🤡.  Pasi jam marrë personalisht që mbrëmë me sigurimin e kurimit të djalit në spitalin më të mirë të Italisë, si edhe të transportit me një avion charter mjekësor, u them të gjithë atyre që po e keqpërdorin si të tërbuar syrin e plagosur të tij për të nxitur më tej dhunën: Ju jeni errësira që i mbylli atij djali dritën e syrit👿 Ju jeni gishtat dhe thonjtë e dorës së mallkimit që e përndjek Shqipërinë qysh në 1912-ën, duke ia mbyllur sytë sa herë ky vend e ky popull sheh dritë! Po këtë herë jeni të humbur, sepse drita e Shqipërisë është sot ku e ku më e madhe se sa errësira dhe ju jeni gjithnjë e më pak, prandaj edhe po dhunoni, digjni e shkatërroni me urrejtjen e pangushëllueshme të asaj dore, por duke ua kujtuar më mirë se kurrë shqiptarëve se kush jeni.  Dhe shqiptarët s’do t’ua falin. Prisni dhe shikoni🇦🇱🦅👊”.

Foto nga Google Images

Artikulli përgatitur nga ACTVUSA

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img