-15.4 C
Sterling Heights
23/01/2026, 16:29
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Dështon edhe këtë vit Ministria e Arsimit, teza e provimit të Anglishtes bën xhiron e rrjetit

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaShqiperiaDështon edhe këtë vit Ministria e Arsimit, teza e provimit të Anglishtes...

Edhe në provimin e gjuhës së huaj për maturantët nuk ka surprizë, dhe teza është bërë menjëherë pas nisjes së testimit publike në rrjet. Në faqe të ndryshme është publikuar varianti B i testimit për gjuhën angleze.

Pavarësisht përpjekjeve të ndryshme që janë bërë për të shmangur këtë fenomen, edhe këtë vit Minsitria e Arsimit duket se ka dështuar me sukses për të shangur përdorimin e celularëve nga maturantët. Rreth 30 mijë nxënës po testohen sot duke nisur nga ora 10:00 për Gjuhën e Huaj, ndërkohë që provimet e radhës do të jenë në datat 7, 13 dhe 19 Qershor. Për herë të parë këtë vit do të ketë një test të veçantë për nxënësit e aftësisë ndryshe. Për të gjithë maturantët  testi do të jetë i shkallëzuar, në tri nivele vështirësie. Drejtues të arsimit parauniversitar theksojnë risitë e kësaj mature. Një vëmendje të veçantë do të ketë administrimi i provimeve. Mbi 7800 mësues janë angazhuar për të monitoruar provimet e Maturës Shtetërore të cilat këtë vit do të zhvillohen kryesisht në palestra dhe në  korridoret e shkollave. Matura shtetërore nis më 1 qershor më testin e gjuhës së huaj, më datën 7 zhvillohet gjuha shqipe, Matematika më 13 qershor dhe mbyllet më provimin e lëndës më zgjedhje më 19 qershor.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img