-4.7 C
Sterling Heights
22/01/2026, 11:37
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

“Rezultat i punës në grup”, Sylvinho: Ecim përpara, forca Shqipëri!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaShqiperia“Rezultat i punës në grup”, Sylvinho: Ecim përpara, forca Shqipëri!

Kombëtarja shqiptare mori dy fitore radhazi, duke mundur Moldavinë dhe Ishujt Faroe. Dy suksese që e fusin totalisht Shqipërinë në shinat e pretendimeve për një vend në Euro 2024. Trajneri Sylvinho, përmes një postimi në Instagram, thotë se kjo është rezultat i gjithë grupit. “Këto kanë qenë ditë intensive dhe shumë produktive pune e përgatitjeje për dy ndeshjet. Ky grumbullim na ndihmoi për të njohur grupin e lojtarëve më në detaje dhe të ushqenim akoma më shumë lidhjen tonë të mrekullueshme. Rezultati ishte dy fitore, me numra të rëndësishëm. Unë jam i bindur se e gjitha kjo ishte rezultat i punës në grup: lojtarë, staf teknik, punonjës dhe drejtues të Federatës Shqiptare të Futbollit, si dhe fansat, të cilët na inkurajuan shumë në fushën tonë dhe na dhanë një energji të mirë për ndeshjen e dytë. Ecim përpara. Forca Shqipëri! – shkruan Sylvinho.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img