Dëshironi ta mbani zemrën dhe sistemin tuaj kardiovaskular të shëndetshëm për vitet në vijim? Mbajini këto ushqime jashtë dietës suaj të rregullt dhe zëvendësojini ato me ushqime të shëndetshme për zemrën.
- Burgerat
Shmangia e vendeve ku serviret ushqim i shpejtë si burgerat , është gjithmonë një mënyrë e zgjuar për të reduktuar problemet me zemrën. Ato vende kanë tendencë të përdorin përbërës me cilësi më të ulët dhe metoda jo të shëndetshme gatimi. - Mishrat e përpunuar
Mishi i përpunuar si proshuta dhe sallami mund të jenë të pasura me yndyrë të ngopur. Por duhet te keni parasysh se edhe opsionet me pak yndyrë kanë tendencë të jenë shumë të larta në kripë dhe të jenë të dëmshme. - Ushqime të skuqura
Disa studime kanë lidhur konsumin e ushqimeve të skuqura, si patate të skuqura, pulë e skuqur dhe ushqime të skuqura, me një rrezik në rritje të sëmundjeve të zemrës. - Karamele
Për shumë vite, yndyra u cilësua si shkaku më i madh dietik i sëmundjeve të zemrës. Por një raport i publikuar në JAMA Internal Medicine zbuloi se studimet e financuara nga industria e sheqerit , ishin përgjegjëse për nxitjen e këtij besimi. Tani, ekspertët thonë se dietat e pasura me sheqer të shtuar mund të jenë po aq një kërcënim i madh duke kontribuar në obezitetin, inflamacionin, kolesterolin e lartë dhe diabetin, të cilët të gjithë janë faktorë rreziku për sëmundjet e zemrës.
Foto nga Lifespan, Google.


