-17 C
Sterling Heights
23/01/2026, 18:23
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Hajdar Thaçi reagon: Çmenduri në Gjakovë, na detyrojnë me pagu për stërvitje në palestrën “Shani Nushi”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaSportiHajdar Thaçi reagon: Çmenduri në Gjakovë, na detyrojnë me pagu për stërvitje...

Klubet përveç që po përballen me peripeci të mëdha të ekzistimit, tani iu shtohet edhe një barrë tjetër në qytetin e Gjakovës!  

Një barrë e rëndë siç thotë edhe kryetrajneri i klubit të boksit Gjakova 137, dhjetë euro duhet të paguajnë në orë për stërvitje në palestrën e sportit “Shani Nushi” në Gjakovë, objekt që u ndërtua me djersën e qytetarëve.

“Deri tash ishim në pushim. Në palestër na thanë se tash e tutje ora për stërvitje është 10 euro. 

Ne kemi dy orë stërvitje në ditë dhe i bie që të paguajmë në javë 120 euro ose 480 euro në muaj.

 

Kjo shifër është e papërballueshme, nuk mund të marrin pjesë as në gara nëse nuk hiqet kjo barrë”,  thotë Thaçi për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Thaçi e quan çmenduri vendimin e asamblesë komunale në Gjakovë.

Kjo është çmenduri. 

Kjo është me godit me shqelm sportin, ndryshe nuk shpjegohet. 

Drejtori i sallës më ka thënë se ky vendim është nga asambleja komunale.

Kurrë kjo nuk ndodhur kur dihet se palestra është ndërtuar me djersën e qytetarëve.

Të gjithë e dimë se KBO Gjakova 137 është klubi më i edukuar në Gjakovë, klubi më i disiplinuar. 

Nëse vazhdon kështu klubi duhet mu shuar sepse është e papërballueshme.

Nuk kemi mjete financiare.

Punojmë vullnetarisht  që nga pas lufta. Komuna kurrë nuk ka marrë iniciativë që të paguajë kubin e boksit”, ka përfunduar Thaçi.

/BotaSot/

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img