-11.4 C
Sterling Heights
15/01/2026, 13:44
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Rudina Dembacaj tregon arsyen pse zihet me Markun: Më kërkon që të bëjmë një fëmijë

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaLajmeRudina Dembacaj tregon arsyen pse zihet me Markun: Më kërkon që të...

Aktorja e humorit Rudina Dembacaj ishte e ftuar sot në programin “Në Shtëpinë Tonë”.

Gjatë bisedës me moderatorët Alban Musa dhe Julka Gramo, Rudina foli për pushimet verore, marrëdhënien e ngushtë me të bijën, motrën dhe për familjen e saj të madhe.

Ndër të tjera, aktorja tregoi me humor se e vetmja arsye për të cilën zihet me bashkëshortin, është kërkesa e tij për të sjellë në jetë një fëmijë.

Ndërsa, kur u ndal te fëmijët e Markut, e pati të pamundur të mbante emocionet. E përlotur, Rudina tregoi se nuk është përpjekur kurrë t’u zëvendësojë nënën, por të jetë një shoqe për ta. Meritën për marrëdhënien e mirë që kanë bashkë nuk ia njeh vetes, por bashkëshortit dhe faktit që ka gjetur fëmijë të mrekullueshëm. “Kur ka dashuri, nuk ka nevojë për recetë”, u shpreh Rudina./Top-Channel.tv

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img