-0.1 C
Sterling Heights
16/12/2025, 15:57
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Luizi me Kiarën çift në tapetin e kuq, suksesin ua dedikon fansave: Më keni ndryshuar jetën

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaVIPLuizi me Kiarën çift në tapetin e kuq, suksesin ua dedikon fansave:...

Nga tapeti i kuq, protagonisti i filmit “Në Kuadër të Dashurisë” Luiz Ejlli, ia ka dedikuar të gjithë suksesin fansave të tij.

Në disa fjalë drejtuar njerëzve që ishin mbledhur për ta pritur në hyrje të Pallatit të Kongreseve, Luizi u shpreh mirënjohës për mbështetjen, pasi i ndryshuan jetën.

“Të mundja të shtyja orarin do t’ju takoja të gjithëve. Shumë kanë thënë që është filmi i Luizit dhe Oltës, por është filmi juaj. Falë mbështetjes tuaj janë këtu. U jam mirënjohës gjithë jetën, ju kam thënë që më keni ndryshuar jetën. Kam marrë vajzën më të mirë në botë. Ju dua të gjithëve, Zoti jua shpërbleftë,”- tha Luizi.

Blendi Salaj: Duke u kthyer pas në kohë në tetorin e 2021-shit, nëse do të kishin thënë që do të vije në Big Brother VIP, do takoje Kiarën, do të martoheshe, do të fitoje, do të bëje gjithë këto këngë edhe një film, dhe sot do të ishte premiera, çfarë do të thoje? Vetëm një vit ka kaluar.

Luiz Ejlli: Nëse do të më thoshe gjithë këto, do të përgjigjesha: Po ik mo Bledi. Zoti është i madh është treguar shumë bujar me mua. Unë ndoshta jam penduar me gjithë shpirt për disa gjëra që i kam bërë dhe i kam pranuar me kokë lartë, me lot në sy dhe sot jam këtu. Është djers, mund, vuajtje, gëzim dhe jam mirënjohës. Uroj të mos ta prishë sepse njerëz jemi, por tani kam Kiarën këtu që më mban në shina.

E pyetur nëse vërtetë është një busull për Luiz Ejllin, Kiara tha se “jemi busulla e njeri-tjetrit”./lexo.al

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img