8.7 C
Sterling Heights
17/10/2025, 2:04
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

“Na sinjalizuan për një ndërtesë 4-katëshe në Malatya”, mjeku shqiptar: Si e nxorëm nga rrënojat një fëmijë 4 vjeç

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitet“Na sinjalizuan për një ndërtesë 4-katëshe në Malatya”, mjeku shqiptar: Si e...

Grei Malo, një pjesëtar i ekipit shqiptar të kërkim shpëtimit që ndodhet në Turqi, ka rrëfyer operacionin e shpëtimit të një fëmije 4-vjeç në Malatya.

Malo tha se ekipi shqiptar u orientua nga Agjencia e Emergjencave në Turqi drejt një banesë 4 katëshe ku dyshohej se kishte persona ende në jetë.

Ai rrëfeu për Euronews Albania se nga aty arritën të nxirrnin të gjallë një fëmijë 4-vjeçar dhe 3 kufoma.

“Me të mbërritur ekipi shqiptar na aktivizoi AFAD-i, Agjencia e Emergjencave të Turqisë, na lokalizuan në një godinë 4 katëshe, ku nxorëm 3 kufoma dhe 1 fëmijë 4-vjeçe të gjallë.

Kjo fal stërvitjeve dhe trajnimeve që kanë bërë Forcat e Armatosura dhe në veçanti ekipi i Emergjencave Civile mbi kërkim shpëtimin.

Fëmija ishte në gjendje shoku dhe ishte e dehidruar. Nuk reagonte në fillim, në kuptimin e koshiencës, kuptohet pas gjithë asaj drame, por pati një far reagimi kur iu afrua familjarëve të tij, prindërve të tij.

E shoqëruam me ambulancë në spitalin rajonal përkatës nga shërbimi i urgjencës lokale”, tha Malo.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img