-9.8 C
Sterling Heights
18/01/2026, 9:46
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Sa kanë ndryshuar kohërat! Shqipëria në vazon e dytë dhe Italia në vazon e katërt, shihni se çfarë na pret në grupet e Europianit në rast kualifikimi

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaSportiSa kanë ndryshuar kohërat! Shqipëria në vazon e dytë dhe Italia në...

Shqipëria duket thuajse e kaluar në Europianin e Gjermanisë. Kuqezinjtë do të përballen me Moldavinë dhe Ishujt Faroe, për t’i dhënë fund zyrtarisht misionit tonë dhe të Silvinjos, sa i përket Europianit.

Por sa kanë ndryshuar kohërat! Italia, Kombëtarja dhe futbolli i preferuar i shqiptarëve, pritet që të jetë në vazon e katërt sipas projeksionit të bërë sesi mund të ndahen vazot e fazës së grupeve. Pra Italia do të gjendet në vazon e fundit, ndërsa Shqipëria do të jetë në vazon e dytë.

Kjo është fantastike për kuqezinjtë që shmangin rivalë si Hungaria, Danimarka, Turqia, Zvicra dhe Austria. Në vazon e parë, secili kundërshtar që do t’i binte Shqipërisë është një “ferr i vërtetë”. Por edhe vazo e tretë që supozohet të ishte më e lehtë, në fakt nuk është e tillë.

Skocia, Kroacia, Serbia dhe Hollanda janë katër emrat që trembin më tepër. E nëse Shqipëria do të ishte e pafat në short, Italia mund të na binte në vazon e katërt. Pra edhe pas kësaj arritje të madhe për faktin se jemi në vazon e dytë, për Shqipërinë, gjithçka do të jetë më shumë se e vështirë për të bërë historinë e kalimit të fazës së grupeve. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/sportekspres.com

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img