UEFA ka zbuluar disa nga risitë që do të jenë pjesë e kampionatit europian të futbollit që do të mbahet qershorin e vitit të ardhshëm në Gjermani, dhe një prej tyre, në fakt, është kthim pas.
Mediat ndërkombëtare të fokusuara te sporti më i dashur në botë, bëjnë me dije se në kompeticionin më të rëndësishëm në kontinentin e vjetër, çdo kombëtare do të ketë mundësinë të regjistrojë vetëm 23 lojtarë dhe jo 27.
Skema e UEFA-s, rivalët e mundshëm nëse Shqipëria arrin të kalojë grupin
Datat e sfidave në EURO 2024, Shqipëria debuton kundër Italisë, e mbyll me Spanjën
Shqipëria gjen Italinë, Spanjën dhe Kroacinë në grupin B në Euro 2024? A kualifikohemi nga ky grup?
Trajnerët e përfaqësueseve në Botërorin e fundit kishin në dispozicion 27 futbollistë dhe kjo për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Teksa në Europian, strategët e 24 ekipeve të kualifikuara do të kenë shumë më pak alternativa, kështu që zgjedhjet duhet të jenë më të mirëmenduarat./a2news.com


