-10.7 C
Sterling Heights
15/01/2026, 21:56
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Tifozët hedhin monedha çokollate, lojtari i provon dhe shënon gol

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaLajme SportiveTifozët hedhin monedha çokollate, lojtari i provon dhe shënon gol

Kjo fundjavë në futbollin gjerman është shoqëruar nga protesta e tifozerive për shkak se Federata vendosi të hapë dyert për investitorët e huaj, diçka që ultrasit prej kohësh janë shprehur kundër.

Në sfidën mes Bochum dhe Union Berlin, tifozët miq në shenjë proteste hodhën në fushë monedha prej çokollate teksa lojtari i Bochum, Takuma Asano vendosi të merrte një prej tyre dhe ta provonte. Duket se monedha prej çokollate i solli fat japonezit i cili shënoi golin e parë në fitoren 3-0 të Bochum ndaj Union Berlin.
Rrugën e protestës së tifozëve të Union Berlin e ndoqën edhe ata të Borussia Monchengladbach në sfidën përballë Werder Bremen, ndërsa për 12 minuta tifozët qëndruan në heshtje duke bërë që të mos ndihej atmosfera e zakonshme në stadiumet gjermane./lexo.al

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img