-3.7 C
Sterling Heights
14/01/2026, 16:07
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

“Shtegu i Panoramave. DUKET SI NJË VEND PËRRALLOR, QË FSHEH SEKRETE TË SHUMTA”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaTurizem"Shtegu i Panoramave. DUKET SI NJË VEND PËRRALLOR, QË FSHEH SEKRETE TË...

Treva e Trieshit duket si një vend ku ka ndalur koha, i rrethuar me maja kodrash, malesh, gropash, lendinash, livadhesh, kolatash e shpatijesh të Lugu Cemit, nëpër të cilin dimrit depërtojnë erëra të ftohta kurse verës erëra të freskëta, të cilat vijnë nga Bjeshkët e Nëmuna, sëbashku me ujtë e kristaltë dhe të cemtë të lumit Cem. Shtegu u rizbulua nga vullnetarët tonë disa kohë më parë, por në këtë ekskursion do të ndjekim një shteg interesant të përshtatshëm për ‘’bjeshkatarë fillestarë’’ që duan të provojnë mundësit e tyre në shtigje të rrafshta dhe të pjerrëta, e që do të marrin në vete një eksperiencë të re, me pak të njohura (ose të panjohura fare) për të zbuluar një mjedis unik. Dhe përveç historive, gojëdhënave, apo legjendave që rrethojnë Trieshin, do të shkojmë në kërkim të një vendi magjik dhe të rrallë, të quajtur “Buzat e Bëkë” ose siç i kemi pagëzuar neve ‘’Shtegu i Panoramave’’!

🚶‍♂️ SHTEGU🚶‍♀️
Shtegu është i përshtatshëm për bjeshkatarë fillestarë. Por edhe bjeshkatarët duhet të kenë këmbë të qëndrueshme dhe pa marramendje, si dhe në gjendje të mirë shëndetësore dhe në gjendje psiko-fizike të përshtatshme për ekskursion.

Shtegu i Panoramave fillon në katundin Bëkaj në l.m.d. 1050 m. Katundi Bëkaj dikur ishte përplot jetë e gjallëri, por fati deshi që ta godas “Murtaja e Bardhë”, e të zbrazet dhe të mbes katund, pa asnji banorë! Nga ky katund kanë origjinën shumë figura të njohura historike, e të letërsisë dhe të artit, për të cilët do të flasim për gjatë shtegut!

Pjesa e madhe e këtij shtegu të mrrekullueshëm shtrihet përgjatë shpatijeve të Luginës kanionike të lumit Cem, konkretisht përgjatë vijës kufitare mes Malit të Zi dhe Shqipërisë. Për këtë rastë edhe e kemi pagëzuar ‘’Shtegu i Panoramave’’ sepse pjesa më e madhe e tij shtrihet përballë pamjeve impozante, të Bjeshkëve të Nëmuna, bjeshkëve të Kelmëndit, kanionit famoz të Cemit, Leqeve të Hotit, maleve të Kastratit, Shkrelit, Grudës, etj.

Përgjatë shtegut udhëtari, shtegëtari, do të ketë mundësinë të shijoi nga lartë ushtimen e lumit të Cemit, të shohë objekte natyrore dhe kulturore historike të një qytetërimi të lashtë, të eci nëpër shtigje shekullore përmes një biodiversiteti unik, të shijoi freskun e ajrit të pastër të atyre bjeshkëve. Shtegu kalon përmbi vendbanimin e vjetër të Kemëndit, të quajtur Pshtan, ku shihen edhe sot rrënojat e Kishës më të vjetër të Kelmëndit, Kishës së Pshtanit, ose ndryshe e quajtur Kisha e Shën Klementit.

Pastaj shtegu të çon përmes një pyllë qarri shumë të bukurë, për te kulla vrojtuese ushtarake e ish-Jugosllavisë, ku shtrihet një ndër panoramat më kreshnike të atij trualli ilirjanë, prej ku mund të shihet takimi i dy Cemave, atij të Selcës dhe ati të Vuklit, në vendin Tamare. Pikërisht pika e vrojtimit gjindet përmbi vendbanimin Bardhajt e Trieshit që kanë pasur fatin të mbesin brenda kufirit të Rep. së Shqipërisë.

Pas përfundimit të pjesës së shtegut të Buzë Bëkë, shtegëtarët do të vazhdojn për te Bregu i Planit, konkretisht te karaulla ose postblloku i ushtrisë së ish Jugosllavisë, që shtrihet në l.m.d.1150m, ku edhe përfundon shtegu malor dhe fillon rruga përmes katundit Poprat, ku shtegëtarët do të kenë mundësinë të njihen me trashëgiminë dhe bukurin e katundit më të lartë të Trieshit. /Malësia/adventure

©️ 🖋 📷 Anton Pllumaj.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img