Astrologia e njohur, Meri Shehu, e cila është një prej banorëve të “Big Brother VIP 3”, i ka habitur të gjithë me një deklaratë që ka bërë mëngjesin e sotëm.
Teksa përgatisnin mëngjesin, Meri ka thënë “unë kam rënë në dashuri me Bardhin, mbaroj”, referuar këngëtarit të njohur nga Maqedonia, i cili po ashtu është një prej banorëve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Deklarata e Merit shkaktoi të qeshura te banorët, të cilët e kaluan me sportivitet situatën./sot.com.al


