15.6 C
Sterling Heights
18/10/2025, 6:45
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

U themelua nga tre vëllezër, ndryshimi nisi në 1913, ky është fshati i harruar shqiptar në Bullgari

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaHistoriU themelua nga tre vëllezër, ndryshimi nisi në 1913, ky është fshati...

Një fjalor bullgarisht-shqip i botuar në prill 2015 dhe i hartuar nga autorja Marija Hristova Georgieva (Peeva) ka si bazë të folmen shqipe në fshatin Mandricë, Bullgari.

Po çfarë është Mandrica?

Nga një mbishkrim në gur në kishën e varrezave “Sveta Nedelja” (Shën e Diela) mësohet se historia e fshatit fillon më 1636.

– Publicitet –
Teksti shoqërues thotë se fshati është themeluar nga tre vëllezër shqiptarë nga Vithkuqi i Korçës.

Rreth vitit 1700, – thuhet më tej aty, – fshati ka filluar të rritet. Në fillim të shek. XX, numri i banorëve ka qenë rreth 3500 veta.

Deri në vitin 1912, në fshat është përdorur vetëm gjuha shqipe.

Në vitin shkollor 1913-1914 ka filluar shkollimi në gjuhën bullgare.

Sot, fshati është shpopulluar shumë. Banorët e paktë të vjetër, që kanë mbetur, vijojnë ta flasin gjuhën shqipe.

Për historinë e themelimit të Mandricës dhe të folmen e saj shqipe ka shkruar edhe profesor Dhimitër Shuteriqi në “Studime filologjike”, 1965.

Bashkë me profesor Mahir Domin ata kanë bërë një studim të plotë shkencor për të folmen e Mandricës.

Sipas profesor Shuteriqit, në vitin 1900, Mandrica ka qenë me 650 shtëpi. Ka disa gojëdhëna, – thotë profesori, – që Mandrica është themeluar që më 1453.

Edhe Bojka Sokollova ka shkruar për shqiptarët e Mandricës (Berlin, 1983).

Në vitin 2011 është krijuar Shoqata për Ringjalljen e Fshatit Mandricë. Janë pasardhësit e sotëm të banorëve të Mandricës, që e kanë themeluar, me synimin të ruajnë dhe të zhvillojnë traditat, gjuhën dhe pamjen e saj autentike.

o.p. / dita

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img