-9.2 C
Sterling Heights
16/01/2026, 0:17
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Vllaznia nuk ndalet, marshon drejt kreut!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaSportiVllaznia nuk ndalet, marshon drejt kreut!

Vllaznia, me hap kampioni në Superiore. Skuadra shkodrane siguroi në Korçë, ndaj Skënderbeut, fitoren e pestë radhazi në kampionat, të 14 në total, që e çon -2 pikë nga Egnatia kryesuese. Një ecuri e pabesueshme e kuqebluve, që duke shfrytëzuar luhatjet në rezultate të ekipeve të tjera pretendente ka arritur të katapultohet në pjesën më të sipërme të tabelës.

Ndeshjen në stadiumin “Skënderbeu” e vendosi një penallti e shndërruar në gol nga Bekim Balaj në minutën e 75-të. Pak më herët, skuadrës vendëse iu anulua një gol i Ramosit për prekjen e topit me dorë.

Në minutat shtesë, pikërisht në të 94-tën, Krymi u ndëshkua me karton të kuq, gjithsesi, në minutat e mbetura nuk pati ndryshim rezultati, me Vllazninë që shkon në kuotën e 49 pikëve, tri më shumë se Partizani e dy më pak se Egnatia./lexo.al

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img