17 C
Sterling Heights
16/03/2026, 2:54
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Spektakli – Ja përse Ledioni nuk mban skaletë gjatë prezantimit sikur Arbana

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaBBV3Spektakli - Ja përse Ledioni nuk mban skaletë gjatë prezantimit sikur Arbana

Në dy vitet e kaluara, prezantuesja Arbana Osmani ka pasur zakon mbajtjen e skaletës në duar gjatë prezantimit të “Big Brother VIP Albania”, por ndryshimi i stafit prezantues për këtë sezon solli edhe ndryshime në estetikën e spektaklit.

Fansat e vëmendshëm të “Big Brother VIP Albania 3” kanë kuptuar pse prezantuesi aktual, Ledion Liço, nuk është parë të mbajë dokumente apo skaleta në duart e tij gjatë prezantimeve.

‘Varreza e budallenjve’ në Pragë rifiton famë prej legjendave të psikiatrisë së dikurshme
Image
Ata kanë vërejtur se para Ledionit qëndron një telepromter i rregulluar strategjikisht, në të cilin shfaqet skenari i plotë i spektaklit.

Ky detaj teknik shpjegon pse Ledioni ka duart e lira dhe mund të lëvizë në mënyrë të natyrshme në skenë, pa qenë i ngarkuar me letra apo skaletë, siç bënte prezantuesja e mëparshme e programit.

Image
Kur Ledioni në javët e para të spektaklit bëri një koment duke thënë “Ngaqë nuk jam mësuar të përdor kështu gjërash”, pasi i ra një fletë e zarfit, mund të ketë qenë një referencë e mbushur me ironi për mënyrën e tij të re të prezantimit.

Telepromteri mund të jetë një zgjidhje praktike që lejon më shumë interaksion me publikun dhe një prezantim më të lirshëm.

Ajo që mund të jetë e qartë tani është që çdo detaj i spektaklit është menduar për të maksimizuar performancën e prezantuesit dhe për të sjellë një përvojë më të pasur për spektatorët.

© SYRI.net

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img