-6.7 C
Sterling Heights
22/01/2026, 18:15
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

‘DRITAN NUTAJ’ KËNGËTARI I SUKSES’SHËM MALËSOR, SË SHPEJTI ME SUPER HITE TË REJA KUSHTUAR MALËSISË SË MADHE.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaShowbiz'DRITAN NUTAJ’ KËNGËTARI I SUKSES’SHËM MALËSOR, SË SHPEJTI ME SUPER HITE TË...

Dritan Nutaj është këngëtari më produktiv i momentit, ku ai në një periudhë të shkurtër kohore ka sjellë disa super projekte, të cilat u mirëpritën nga fansat e këngëtarit, dhe arritën të bëhen virale shumë shpejt nëpër rrjetet e ndryshme sociale.

Dritani sjell me vete mallin e mërgimtarit, mall që don t’a shuajë me këngët e tij të mrekullueshme, këngë të cilat i kushtohen atdheut dhe mbarë shqipëtarëve kudo që ndodhen.

Këtë radhë Dritani ka zgjedhur t’i këndojë Malësisë së Madhe me mbi 5 projekte të reja që do dalin së shpejti. Malsia e Madhe e cila ka lindur e rritur bij dhe bija,të cilët janë të njohur në trimëri, art, kulturë dhe në çdo sferë të jetës.

Kënga e parë e këtij projekti të madh, i kushtohet një trimi që bëri histori në luftën kundër pushtuesëve Turq, Gjeto Daka i Kastratit i cili duke pa shkatërrimin dhe terrorin që pushtuesit shkaktonin në Malesi e më mbarë tokën Shqiptare, u sul mbi turqit dhe ndezi revoltën e cila u kthye në një kryengritje të madhe. Muzika e bukur turbo folk dhe zëri i bilbilit Malësor pritet që ta kthejë këtë këngë dhe gjithë albumin në një sukses të madh.

Teksti i ndërthurur bukur nga tekstshkruesi Malësor Pal Qarraj, i cili tashmë është i mirënjohur për tekstet e tij të cilat u kthyen në hite, falë bashkëpunimit me Dritanin dhe këngëtarëve të tjerë të cilat priten të dalin sëshpejti.
Më poshtë ju sjellim një pjesë të vogël të shkëputur nga teksti.

“Ndal Toger mos thirr ushtarë,
je n’Kastrat nuk je n’vend tan.
Mblidh taborret hypi atit, se t’del punë me djem t’Kastratit”

Orkestrimi i këngës vjen nga muzikanti i mirënjohur dhe me një të ardhme të ndritur Mario Marku, i cili po sjell në vazhdim risi të reja të cilat po tërheqin audiencë të madhe.

Me video nga Power Media, studio e cila po përballon me sukses fluksin e madh të klipeve të cilat tejkalojnë edhe kufinjtë shtetëror të Shqipërisë.

Kënga “Gjeto Daka i Kastratit” pritet të dali para fundit të muajit Korrik./Pal Qarraj./ACTVUSA.COM

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img