-0.6 C
Sterling Heights
16/01/2026, 22:45
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

“Një tjetër certifikim”, Rama: Shqipëria e para në Europë dhe e dyta në nivel global për rritjen e turizmit

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaLajme“Një tjetër certifikim”, Rama: Shqipëria e para në Europë dhe e dyta...

“Një tjetër certifikim”, Rama: Shqipëria e para
Barometri i Organizatës Botërore të Turizmit ka publikur të dhënat e tij, ndërsa Shqipërinë e rendit në vendin e parë në klasifikimin europian për rritjen më të lartë të vizitorëve ndërkombëtarë dhe të dytin në botë.

Për këtë reagoi dhe kryeministri Edi Rama, i cili thotë se këto të dhëna dëshmojnë suksesin e padiskutueshëm në fushën e turizmit.

“Një tjetër certifikim ndërkombëtar për këtë vit turistik sapo vjen nga Barometri i Organizatës Botërore të Turizmit, ku Shqipëria kryeson në klasifikimin europian për rritjen më të lartë të vizitorëve ndërkombëtarë dhe renditet e dyta në botë pas Katarit të Kupës së Botës, teksa një “medalje e artë” na akordohet edhe sa i takon arkëtimeve nga turizmi, me rritjen më të lartë krahasuar me periudhën e para pandemisë.

9,7 milionë vizitorë të huaj nga janari në shtator të vitit 2024 dhe një diversitet i larmishëm tregjesh turistike në rritje, janë tregues të qëndrueshëm, por të sigurt se Shqipëria do të vazhdojë t’i mbushë muret me certifikata të tilla suksesesh ndërkombëtare, që përkthehen në më shumë të ardhura për bizneset, punësim për familjet dhe imazh pozitiv ndërkombëtar për Shqipërinë tonë, që as mund të imagjinohej pak vite më parë”, shkruan Rama. /lexo.al

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img