-8.6 C
Sterling Heights
15/01/2026, 20:20
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Siguria Ushqimore në Fokus: Rritet Shqetësimi për Produktet e Kontaminuara

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaLajmeSiguria Ushqimore në Fokus: Rritet Shqetësimi për Produktet e Kontaminuara

Në një kohë kur konsumatorët kërkojnë cilësi dhe siguri në ushqimet që blejnë, rastet e fundit të mishit të pulës të kontaminuar me salmonelë dhe gripin e shpendeve, se edhe luleshtrydheve me nivele të larta pesticidesh kanë ngritur alarmin në treg. Tregtarët dhe ekspertët e sigurisë ushqimore shprehin shqetësimin e tyre për mungesën e transparencës dhe vështirësinë në dallimin e produkteve të sigurta nga ato të rrezikshme.

Sipas raporteve të fundit, disa impiante të përpunimit të mishit të pulës në Shqiperi kanë rezultuar me nivele të larta të kontaminimit nga Gripi i shpendeve, ose pula e importuar nga Brazili ishte e kontaminuar me salmonele, duke ngritur pyetje mbi standardet e sigurisë ushqimore. Ndërkohë, analizat e fundit mbi produktet bujqësore kanë treguar se disa fruta, përfshirë luleshtrydhet e importuara nga Greqia, përmbajnë pesticide në nivele që tejkalojnë kufijtë e lejuar, duke rritur shqetësimin për ndikimin e tyre në shëndetin e konsumatorëve.

Tregtarët theksojnë se sfida më e madhe është mungesa e mjeteve për të identifikuar cilësinë e produkteve në momentin e blerjes. “Ne nuk kemi mundësi të verifikojmë nëse një produkt është i sigurt apo jo, dhe kjo na vë në një pozitë të vështirë përballë konsumatorëve,” shprehet një tregtar lokal.

Ekspertët e sigurisë ushqimore sugjerojnë masa më të rrepta kontrolli dhe transparencë më të madhe nga prodhuesit dhe autoritetet përkatëse. Ata theksojnë rëndësinë e testimeve të rregullta dhe etiketimit të qartë të produkteve, në mënyrë që konsumatorët të kenë informacion të saktë mbi cilësinë e ushqimeve që konsumojnë.

Ndërkohë, konsumatorët këshillohen të jenë më të kujdesshëm, duke zgjedhur produkte nga burime të besueshme dhe duke ndjekur praktika të sigurta për ruajtjen dhe përgatitjen e ushqimeve. Siguria ushqimore mbetet një çështje e rëndësishme, dhe vetëm përmes bashkëpunimit mes prodhuesve, tregtarëve dhe autoriteteve mund të sigurohet një standard më i lartë për të gjithë.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img