Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas debateve dhe kundërshtive të shumta që pasuan aksionin e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT) në Theth, ku u shembën disa ndërtime pa leje në një zonë të mbrojtur natyrore.
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot nje takim, me deputetët e sapozgjedhur të Qarkut Tiranë dhe përfaqësues të Bashkisë së kryeqytetit. Rama ripërsëriti edhe qëndrimin e qeverisë në lidhje me aksionet e fundit në Theth. Ai u shpreh prerazi se shteti nuk ka bërë dhe nuk do të bëjë kompromis me ligjin, duke theksuar se askujt nuk i është premtuar ndërtim pa leje në këmbim të votës.
“Nuk i kemi thënë askujt: na jep votën dhe ndërto ku të duash pa leje! Përkundrazi, kemi thënë: mbroni natyrën, ruani thesarin që keni në duar, dhe ne do t’ju ndihmojmë ta zhvilloni me rregulla e standarde”, – u shpreh kryeministri.
Thethi, një nga zonat më të bukura dhe më të vizituara turistike në Alpet Shqiptare, është kthyer në fokusin e debatit publik pas shembjes së disa objekteve që autoritetet i cilësuan si ndërtime të paligjshme. Disa prej banorëve dhe pronarëve të bizneseve lokale kanë kundërshtuar ndërhyrjen, duke e quajtur të padrejtë dhe të dëmshme për zhvillimin e turizmit në zonë.
Rama theksoi se qeveria mbështet fuqishëm turizmin malor, por jo në kurriz të ligjit dhe të trashëgimisë natyrore:
“Ne duam që turizmi të lulëzojë në Theth dhe në çdo cep të Shqipërisë, por kjo nuk mund të ndodhë duke e shkatërruar natyrën me ndërtim të egër. Shteti nuk mund të mbyllë sytë përballë paligjshmërisë.”
Reagimi i tij vjen në një moment kur opinioni publik është ndarë mes atyre që kërkojnë rregull e ligjshmëri në zonat e mbrojtura dhe atyre që ndiejnë se banorët e fshatrave malorë po trajtohen me standard të dyfishtë dhe pa zgjidhje alternative.
Ndërkohë, IKMT ka deklaruar se aksioni në Theth do të vijojë për të gjitha objektet që janë ndërtuar në shkelje të ligjit dhe pa leje ndërtimi.
Edi Rama: “Dua të ndalem te çështja e Thethit duke adresuar disa këndvështrime, Të bëhet shumë e qartë për të gjithë se cila është qasja jone dhe cili do të jetë qëndrimi ynë në vazhdim. Kam vënë re që ka një teori shumë për të ardhur keq lidhur me përgjegjësinë dhe fajin. Duket sikur një pjesë e atyre që komentojnë, përpiqen që t’ja lënë fajin strukturave të shtetit. Nga një anë kemi disa njerëz të shkretë që kanë hequr bukën e gojës për të ndërtuar disa banesa dhe një shtet që i ka lënë ta bëjnë këtë në shkelje të ligjit dhe është kujtuar pastaj ti godasë. Nuk bëhet fjalë për disa të shkretë, por individë që në një pjesë të konsiderueshëm nuk janë banorë të vendit, individë që as nuk janë shfaqur të pretendojnë çfarëdo qoftë dhe Policia e Shtetit po merret me hetimin si ka ndodhur dhe kush është mbrapa pushtimit kriminal të zemrës së Thethit. Bëhet fjalë për ndërtime jo për të futur kokën, por qëllime fitimi., Nuk e di të ketë ndonjë teori që e amniston shkelësin e ligjit, strukturat e kanë përgjegjësinë e tyre. Mbetet për tu parë cfarë do marrë KLP për zonjë Gjeli e cila nuk ka pranuar të nisë as hetimin. Në Theth janë goditur 40 subjekte, kanë pasur dhe nga dy dhe nga tre. Policia e Shtetit ka një numër të konsiderueshëm lidhur me këto subjekte dhe prokuroria nuk ka marrë asnjë. Bashkia e Shkodrës e ka marrë përgjegjësinë e vet.
Tjetra që dua ta theksoj se e kishte nxjerr në pah dhe një prift çuditërisht. U habita sesi një njeri i zotit kishte folur për këtë histori, sikur ne i joshëm, i gënjyem dhe i premë në besë. Ne nuk kemi prerë askënd në bese. Kemi premtuar legalizimin e shtëpive të vjetra, e kemi përmbyllur atë proces. Nuk kemi thënë na jepni votën dhe ndërtoni pa leje. Janë ndërtime të bëra në muajt e funditm jo të kohës kur kemi qenë aty.
Gjithsesili policia e ka marrë pjesën e vet të përgjegjësise, ashtu sikundër bashkia e Shkodrës lidhur me IMT. Ka edhe një teori tjetër që e kishte nxjerrë në pah edhe një prift cuditërisht dje dhe u habita se si një njeri i zpotit kishte hyrë në këtë histori, duke folur për joshje e rrena, dhe më pas i premë në besë. Ne skemi prerë në besë askënd. Kemi shkuar në Theth me kryetarin e bashkisë dhe me fonduin shqiptar të zhvillimit dhe me agjencinë e Kadastrës dhe që kur kemi shkuar dhe premtuar të gjithë shtëpive të vjetra në Theth, që ishte problemi kryesor i atyre banorëve, e kemi përmbyllur atë provces me reth 300 legalizime që ata disponojnë. Pra premtimi ynë ka qenë do të legalizojmë pronën e gjyshërve. Premtimi nuk ka qenë dhe s’e kemi bërë kurrë në asnjë nivel në asnjë cep të Shqipërisë, na jepni votën judhe ndërtoni pa leje dhe të gjithë këto ndërtime që janë prishur deri në gurin e fundit janë ndërtime të bëra në muajt e fundit. Jo ndërtime të kohës kur kemi qenë aty. Ka pasur një turravrap të madh në Theth dhe e përsëris jo vetëm nga disa prej banorëve por edhe nga ata që nuk kanë lidhje fare me Thethin, që janë ngjitur atje lart për të ndërtuar.
Aty nuk bëhet fjalë për të lejuar ndërtime dhe për të bërë resorte turistike. Është jashtë çdo lloj opsioni. Të gjitha teoritë lidhur me këtë operacion janë për të ardhur keq, janë të bazuara në dezinformim. Thethi dhe banorët e tij nuk janë ata që janë shfaqur nëpër ekrane, ata janë një grusht njerëzish që nuk kanë lidhje me të vërtetën e kësaj historie. Ne do vazhdojmë t’i mbështesim të gjithë ata njerëz që kanë prona nëpër male. Madje kemi bërë dhe paketën e maleve. Por teoria pse në sezon, nuk kemi për të pritur, aq më tepër që kjo po bëhet në gjithë Shqipërinë”
Foto nga Google Images
Artikulli i përgatitur nga ACTVUSA


