0.2 C
Sterling Heights
17/01/2026, 1:07
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Rama publikon pamjet nga aksioni në Tiranë: Çdo grehine pa leje do të shembet

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaLajmeRama publikon pamjet nga aksioni në Tiranë: Çdo grehine pa leje do...

Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm pamje nga një tjetër aksion për lirimin e hapësirave publike në Tiranë, duke paralajmëruar se çdo ndërtim pa leje do të shembet, pavarësisht vendndodhjes apo përkatësisë.

Në videon e shpërndarë në rrjetet sociale, shfaqen inspektorë të bashkisë dhe forca policore duke mbikëqyrur prishjen e disa ndërtimeve të improvizuara që kishin zaptuar trotuare dhe hapësira publike. Ky është një prej aksioneve të shumta që po ndërmerren në kuadër të një fushate kombëtare për të rikthyer qytetet tek qytetarët dhe për të luftuar informalitetin urban.

“Do të vazhdojmë pa ndalur! Të gjitha ngrehinat pa leje do të largohen,” deklaroi Rama, duke shtuar se operacioni është pjesë e një vizioni për qytete më të pastra, më funksionale dhe më të sigurta për të gjithë.

Me tej kryeministri vazhdon se ky është një “çlirim i madh jo vetëm për komunitetin e për këmbësorët, po edhe për ata që ulen nëpër tavolinat jashtë dhe marrin frymë lirisht, jo mbrapa xhamave, barrikadave e ferrave, çka e rrit patjetër edhe cilësinë e shërbimit. Ndërkohë ka ende ngrehina që i rezistojnë më kot kërkesës për t’u shkulur vetë nga mexhelisi, se në fund të tëra do ikin po do ikin bashkë me një gjobë të kripur për ndërtuesin e pamirëkuptuar”.

Kryeministri nënvizoi se aksioni nuk ka qëllim ndëshkues, por riedukues, dhe se institucionet vendore po bashkëpunojnë me komunitetin për të gjetur zgjidhje të qëndrueshme për ata që preken nga ndërhyrjet. Megjithatë, ai ishte i prerë se “askush nuk mund të mbajë peng hapsirat publike për interesa personale.”

Në Tiranë, aksionet e fundit janë fokusuar kryesisht në zonat me densitet të lartë si Kombinati, Lapraka, Ali Demi dhe zona pranë liqenit artificial, ku është konstatuar një rritje e zaptimeve të paligjshme në muajt e fundit.

Fushata për lirimin e hapësirave publike pritet të zgjerohet edhe në qytete të tjera të vendit, si Durrësi, Shkodra, Vlora dhe Elbasani, në një përpjekje të përbashkët mes qeverisë dhe pushtetit vendor për të rikthyer rendin urban dhe standardet e ndërtimit në Shqipëri.

Foto nga Google Images 

Artikulli i përgatitur nga ACTVUSA

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img