16.2 C
Sterling Heights
16/10/2025, 15:28
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Liderët e tetë vendeve nordike-balltike “Asnjë vendim për Ukrainën pa Ukrainën”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaBotaLiderët e tetë vendeve nordike-balltike “Asnjë vendim për Ukrainën pa Ukrainën”

Në një deklaratë të përbashkët, udhëheqësit e tetë vendeve nordike-balltike – Danimarkë, Estoni, Finlandë, Islandë, Letoni, Lituani, Norvegji dhe Suedi – kanë riafirmuar qëndrimin e tyre të palëkundur në mbështetje të sovranitetit, pavarësisë dhe integritetit territorial të Ukrainës. Ata theksuan se pa praninë dhe zërin e Ukrainës, nuk mund të arrihet një paqe e drejtë dhe e qëndrueshme: “Asnjë vendim për Ukrainën pa Ukrainën.”

Liderët nënvizuan nevojën për një armëpushim të plotë dhe garanci të besueshme sigurie për Ukrainën dhe Evropën. Ata theksuan mbështetjen e tyre diplomatike, ushtarake dhe financiare, si dhe gatishmërinë për të vazhduar shtrëngimin e sanksioneve ndaj Rusisë dhe për të ndërtuar mbrojtje kolektive në Balltikë. Po ashtu, ata mirëpritën gatishmërinë e SHBA-së për të përfshirë garantime sigurie – një hap që vlerësohet si vendimtar për stabilitetin rajonal.

“Nuk duhet të vendoset asnjë kufizim mbi forcat e armatosura të Ukrainës apo mbi bashkëpunimin e saj me vendet e tjera’ dhe ‘Rusia nuk ka të drejtë vetoje mbi rrugëtimin e Ukrainës drejt BE-së dhe NATO-s.”

Deklarata shprehu gjithashtu mosbesimin ndaj Rusisë, duke theksuar se “Putin nuk mund të besohet” dhe se përfundimi i agresionit ushtarak i takon vetëm palës ruse. U kërkua lirimi i menjëhershëm i fëmijëve të shkëputur nga territoret e pushtuara, si dhe i të burgosurve të luftës dhe civilëve të arrestuar. Për më tepër, liderët premtojnë të vazhdojnë furnizimin me armatim për Ukrainën dhe forcimin e mbrojtjes evropiane për të frenuar agresionin e vazhdueshëm të Rusisë – duke përdorur edhe masa shtesë ekonomike dhe sanksione për të ndëshkuar ekonominë e luftës së Moskës  

Foto nga Google Images 

Artikulli i përgatitur nga ACTVUSA

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img