-7.4 C
Sterling Heights
26/01/2026, 15:37
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Rama Lutet për paqe nderkombetare në Jerusalem, por mungojne lutjet për Shqipërinë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetRama Lutet për paqe nderkombetare në Jerusalem, por mungojne lutjet për Shqipërinë.

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda Rama, vizitoi sot Murin e Lotëve në Jerusalem, një nga vendet më të shenjta për besimtarët hebrenj, ku u lut për paqe dhe la një mesazh plot ndjenja dhe simbolikë. Në shënimin e tij, Rama uroi që Zoti t’i dërgojë këtij qyteti “forcën e paqes”, duke e cilësuar momentin si një përvojë unike shpirtërore. Një gjest që padyshim tingëllon bukur në letër dhe duket mirë edhe në fotografi.

Ja shënimi qe la Rama: “Është gjithmonë një përvojë unike të jesh përpara këtij muri dhe uroj që Zoti, përmes këtij muri të fuqishëm, t’i dërgojë këtij qyteti forcën e paqes!”

Paqja në Tokën e Shenjtë është një dëshirë e përbashkët e të gjithë njerëzve me zemër të mirë, dhe askush nuk mund ta vërë në dyshim rëndësinë e një lutjeje për një qytet me histori dhe simbolikë të jashtëzakonshme.

Por mes gjithë këtij përkushtimi shpirtëror ndërkombëtar, lind natyrshëm një pyetje ironike: po për Shqipërinë, kur do të vijë radha? A nuk kanë nevojë edhe shqiptarët për pak më shumë “forcë paqeje”, drejtësie, mirëqenieje dhe shprese? Në një vend ku qytetarët përballen çdo ditë me çmime të larta, emigrim masiv, mungesë perspektive dhe tension social, një lutje simbolike edhe për vendin e tij do të kishte qenë jo vetëm e ndjerë, por edhe shumë domethënëse.

Mesa duket, lutjet e Kryeministrit kanë aktualisht destinacion ndërkombëtar, ndërsa hallet e brendshme mbeten për t’u zgjidhur me konferenca, premtime dhe postime në rrjete sociale. Shqipëria, ndoshta, duhet të presë vizitën e radhës në ndonjë vend tjetër të shenjtë, që të përfshihet edhe ajo në listën e lutjeve. Deri atëherë, qytetarëve u mbetet të shpresojnë se përveç mesazheve në mure historike, do të ketë edhe veprime konkrete për paqe, drejtësi dhe dinjitet brenda vendit.

Të gjithë duam paqe për Jerusalem, por po aq shumë duam paqe, mirëqenie dhe dinjitet edhe për shtëpinë tone.

Në fund të fundit, lutja për botën fillon gjithmonë nga lutja për vendin dhe njerëzit e tu. Dhe ndoshta, një fjalë e thënë edhe për Shqipërinë në atë mur të shenjtë do të kishte pasur një kuptim edhe më të thellë për qytetarët që ai përfaqëson.

Foto nga Google Images

Artikulli i përgatitur nga ACTVUSA

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img