23.6 C
Sterling Heights
27/06/2026, 13:57
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Rama publikon pamje nga Bënja: Kundërshton pretendimet për tharjen e llixhave dhe sulmon organizatorët e protestës

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetRama publikon pamje nga Bënja: Kundërshton pretendimet për tharjen e llixhave dhe...

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me protestat që vijojnë prej disa javësh para Kryeministrisë, këtë herë duke publikuar një video nga Banjot Termale të Bënjës në Përmet.

Sipas Ramës, pamjet janë filmuar mbrëmjen e kaluar, në prag të një aktiviteti social-kulturor të organizuar në zonë, dhe synojnë të kundërshtojnë videot e publikuara në rrjetet sociale nga qytetarë dhe protestues, të cilët pretendojnë se llixhat janë tharë si pasojë e ndërhyrjeve në zonë.

Në reagimin e tij, kreu i qeverisë i cilëson pretendimet për tharjen e burimeve termale si pjesë të një “histerie digjitale” dhe akuzon organizatorët e protestës se po përdorin manipulimin në rrjetet sociale për të krijuar një realitet të rremë. Ai shprehet se Banjot Termale të Bënjës janë një shembull i investimeve dhe transformimit të zonës, duke i cilësuar ato si pjesë të “Rilindjes Urbane”.

Rama përdor tone të ashpra ndaj organizatorëve të protestës, të cilët i akuzon se synojnë të nxisin përçarje dhe të pengojnë zhvillimin e vendit. Sipas tij, në epokën e rrjeteve sociale informacioni i verifikuar përzihet me dezinformimin, ndërsa algoritmet favorizojnë përhapjen e përmbajtjeve që nxisin konflikt dhe polarizim.

Në fund të postimit, kryeministri e paraqet debatin si një zgjedhje mes vizionit të tij për “Shqipërinë 2030” drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe, sipas tij, një alternative që ai e përshkruan si pengesë për zhvillimin e vendit.

Videoja e publikuar nga Rama vjen pasi ditët e fundit në rrjetet sociale kanë qarkulluar pamje të filmuara nga qytetarë, të cilët pretendojnë se burimet termale të Bënjës janë tharë, duke e lidhur këtë situatë me punimet që po zhvillohen në zonë. Debati mbi gjendjen e llixhave është kthyer në një nga temat më të diskutuara në kuadër të protestave të fundit.

Kjo video është bërë me pamje nga mbrëmë në Banjot Termale të Bënjës, Përmet, ku sonte do të vazhdojë një aktivitet social-kulturor i lajmëruar prej kohësh, si festë përmetare.
Ky është realiteti i një destinacioni turistik, i cili dy ditët e fundit u bë shënjestër e histerisë digjitale të organizatorëve të vërtetë të protestës – ekstremistëve të dukshëm që predikojnë “plumbin tradhëtarëve”, që paguhen për të dirigjuar turmën të këndojë “burg tradhëtarëve”, që bashkë me duart e padukshme të armiqve të Shqipërisë e të kundërshtarëve të përparimit të saj, turrin me furinë e algoritmit lukunira korbash e sorrash virtuale mbi këdo që nuk e do apo e dyshon “Shqipërinë e re” të syve të tyre.

Ja postimi i plote:

“Fatmirësisht, ndryshe nga Zvërneci, ku nuk ka ende një projekt për t’ua përplasur si shuplakë të realitetit të tërë këtyre lajmësve të errësirës prej nga Shqipëria ka dalë e ku Shqipëria nuk do kthehet më kurrë, Banjot Termale të Bënjës janë një shembëlltyrë e Rilindjes Urbane, që i përqesh me neveri pamjet e shpërndara anembanë kanaleve sociale, ku duke vënë kujën për betonizimin e për tharjen e ujrave nga kuçedra e korrupsionit, u synua ringritja e protestës së lodhur të bulevardit me të njëjtin inxhinjerim digjital si për Zvërnecin.
Kemi hyrë në një epokë ku ujrat e burimeve të komunikimit e të informimit, burimet shkencore, zyrtare apo gazetareske si ato të kohës kur çdo lajm verifikohej nga dy burime, rrjedhin në të njëjtat kanale me ujrat e zeza të burimeve biologjike të urrejtjes, zilisë, mllefit, gënjeshtrës e paditurisë, të cilat kanë avantazhin e shpejtësisë marramendëse që u jep algoritmi dhe të lehtësisë me të cilën gëlltiten nga njeriu i kthyer në skllav i algoritmit.
Por ja, dy pamjet e kundërta, nga njëra anë “Bënja e shkretuar nga hajdutët e tradhëtarët”, krijesë e djallëzisë së atyre që prej gati 1 muaji duan ta bëjnë çorap Shqipërinë, duke keqpërdorur ndjenjat, hallet, ndërgjegjen e pastër të shumëkujt që ka sot një arsye për të protestuar dhe nga ana tjetër, Bënja e Rilindur nga pikërisht vizioni, puna e pasioni ynë për Shqipërinë e pakrahasueshme me kur e nisëm këtë rrugë, flasin shumë qartë për këdo që do të shikojë, të dëgjojë, të kuptojë.
Kjo është nuk është një luftë mes protestuesve dhe qeverisë, as një luftë mes organizatorëve e financuesve të këtij “revolucioni” dhe meje, po një luftë mes Shqipërisë 2030 në Bashkimin Europian përmes vështirësive, punës, gabimeve, korrigjimeve, rezultateve reale dhe një “Shqipërie të re” dështakësh, si korbat e sorrat e mbledhur nga të katër anët e rrugëve të jetës rreth sheshit televiziv të protestës, të cilët lëpijnë e helmojnë çdo protestues e shqiptar të ndershëm, që një hall a shqetësim i sinqertë e shtyu drejt bulevardit apo e mban lidhur akoma me protestën, përmes nevojës që ai hall të zgjidhet e ai shqetësim të adresohet ndershmërisht.
Gjithkush le të zgjedhë pasqyrën që do.”

Foto nga Google Images

Artikulli pregatitur nga ACTVUSA

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img