18 C
Sterling Heights
28/06/2026, 2:41
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Diaspora shqiptare në SHBA vazhdon protestat, Michigan mobilizohet për protestën e 28 qershorit

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetDiaspora shqiptare në SHBA vazhdon protestat, Michigan mobilizohet për protestën e 28...

Prej disa javësh, komuniteti shqiptar në Michigan vijon protestat ne mbeshtetje te protestive massive ne Shqiperi kundër sistemit që ka kapur prej vitesh Republikën e Shqipërisë. Njerëzit duken të lodhur nga korrupsioni, tradhtia, mungesa e transparencës, abuzimi me burimet e ndryshme, mungesa e funksionalitetit të institucioneve, politizimi i tyre dhe i administratës, kapja e mediave, shkatërrimi i klimës së biznesit, lidhja e zyrtarëve me banda kriminale, axhenda antikombëtare e shumë të tjera.

Ne Michigan keto protesta jane zhvilluar në Mt. Clemens, Troy, Shelby Township dhe këtë të diele data 28 Qershor ora 4 pm, do të mbahet protesta e radhës në qytetin e Southfield, në sheshin pas gjykatës, me pjesemarrjen e protestuesve nga disa qytete. Tre fokuset e protestës janë: Zëri i Diasporës, rrëzimi i sistemit të korruptuar ne Shqiperi dhe përkrahja e drejtësisë. Duhet theksuar se pjesëmarrja në këto protesta, ashtu si edhe ne Tirane, ka qenë e moshave të ndryshme, ku nuk kanë munguar as mosha e thyer e as fëmijët e vegjël me simbole kombëtare shqiptare. Kjo gjë tregon se këto lëvizje përfaqësojnë themelin e kulturës shqiptare. Keto protesta paqësore me kerkese kryesore permbysjen e sistemit politik, jane nje shembull unik për të gjithë botën.

Nje tjeter faktor eshte se komuniteti i Michigan eshte ne perkrahje te plote te kerkesave dhe nevojave te vete ketij komuniteti gjithashtu, duke perfshire ketu kujdesin qe shteti shqiptar duhet te kishte treguar per diasporen dhe rendesine e peshes se saj ne vendim-marrje ne atdhe.

Jo vetëm në Michigan, por në shumicën e shteteve të Amerikës, dhe ne te gjitha shtetet ku ka shqiptarë, populli është angazhuar në shërbim të atdheut.

Duhet theksuar se protesta ne Tirane qe vazhdon prej 26 ditesh, ka thyer rekord ne historine 35 vjecare te Shqiperise persa i përket pjesëmarrjes dhe rregullit. Shpresa se eshte zgjuar.

Ne vijim, më datën 11 Korrik, komunitetet shqiptare nga çdo shtet i Amerikës do të bashkohen masivisht në New York pranë godinës së Kombeve të Bashkuara për të vijuar hapin e radhës në përkrahje të kauzës. Paralelisht me këtë, kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe qeverise se tij qëndron e panegociueshme dhe jetike.

Duke patur parasysh realitetin politik të Shqipërisë, ky është një shans i artë, i cili nëse nuk ia arrin objektivit, dëmet do të jenë të larta. Ashtu siç është dëgjuar shpesh nga protestuesit shqiptarë në Michigan, kjo është një luftë kundër neodiktaturës, që po shkatërron një tokë të mbrojtur me shumë sakrifica ndër vite.

Ka ardhur koha per nje permbysje te madhe, ka ardhur koha per nje Shqiperi te re dhe nje Shqiperi e re e ka jetike permbysjen totale te sistemit te korruptuar politik 35 vjecar.

Në ditët dhe javët në vijim do të bëhet më e qartë nëse ky mobilizim qytetar, brenda dhe jashtë Shqipërisë, do të arrijë të sjellë ndryshimet e kërkuara. Për protestuesit, kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij mbetet e panegociueshme, ndërsa ata shprehen të vendosur ta vazhdojnë këtë lëvizje deri në arritjen e objektivave të shpallura. Shqipëria ka nevojë për një kapitull të ri, të ndërtuar mbi shtetin e së drejtës, institucione funksionale, transparencë dhe llogaridhënie, me synimin për t’i dhënë vendit një të ardhme ndryshe.

Artikulli pregatitur nga ACTVUSA

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img