29.9 C
Sterling Heights
04/07/2026, 17:27
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Reagon Rama: Protesta nuk është më “e bukur”, por “film i vjetër”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetReagon Rama: Protesta nuk është më “e bukur”, por “film i vjetër”

Pas 32 ditësh protestash, Rama zbulon më në fund “problemin”: jo zemërimin e qytetarëve, por zemërimin ndaj pushtetit

Pas 32 ditësh protestash të pandërprera nga të rinj, studentë, qytetarë dhe aktivistë, kryeministri Edi Rama duket se ka gjetur më në fund një shpjegim për atë që po ndodh në rrugët e Tiranës. Sipas tij, nuk është varfëria, korrupsioni, mungesa e besimit te institucionet apo kërkesat për përgjegjësi që kanë nxjerrë njerëzit në shesh, por “filmi i vjetër i konfliktit, sherrit dhe dhunës”.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama deklaron se protesta, e cila sipas tij nisi si “e bukur, e qytetarisë, atdhedashurisë dhe pastërtisë”, tashmë është marrë peng nga “thonjtë e politikës së dështimit dhe zemërimit”. Një përshkrim që ngre pyetjen: nëse protesta ishte kaq e pastër në fillim, çfarë ndryshoi realisht – protestuesit apo mënyra se si qeveria vendosi ta shohë atë?

“Protesta e bukur e qytetarisë, atdhedashurisë, pastërtisë, ia ka lënë vendin tanimë filmit të vjetër të konfliktit, sherrit, dhunës, ku thonjtë e politikës së dështimit dhe zemërimit po dalin në pah me pisllëkun e tyre karakteristik”, shkruan Rama.

Faktet flasin ndryshe. Për më shumë se një muaj, mijëra qytetarë kanë dalë çdo mbrëmje në shesh duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë, zgjedhje të parakohshme dhe përgjegjësi politike. Protestat janë organizuar kryesisht nga të rinjtë dhe studentët, pa një strukturë tradicionale partiake në drejtim. Gjatë këtyre 32 ditëve janë zhvilluar marshime, fjalime, tubime paqësore dhe aksione simbolike, ndërsa në disa raste tensionet kanë shpërthyer pas përplasjeve me forcat e policisë dhe shoqërimeve të protestuesve.

Ironia qëndron në faktin se, për javë të tëra, qeveria i minimizoi protestat duke i cilësuar si të parëndësishme ose të manipuluara. Sot, kur ato vazhdojnë pa u ndalur për ditën e 32-të dhe mbeten në qendër të vëmendjes publike, narrativa ka ndryshuar: problemi nuk është më arsyeja pse qytetarët protestojnë, por mënyra se si protestojnë.

Në vend që të japë përgjigje për kërkesat e tyre, kryeministri zgjedh të analizojë “estetikën” e protestës. Mesazhi duket i qartë: protesta është e mirë vetëm për aq kohë sa nuk e shqetëson pushtetin.

Por pas një muaji demonstratash të vazhdueshme, pyetja që mbetet është tjetër: nëse zëri i mijëra qytetarëve vazhdon të dëgjohet çdo mbrëmje, a është më e lehtë të ndryshosh narrativën, apo të dëgjosh arsyet që i nxorën në rrugë?

Foto nga Google Images

Artikulli pregatitur nga ACTVUSA

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img