34.6 C
Sterling Heights
03/07/2026, 18:16
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Shqipëria “kampione” në letër për energjinë, ndërsa qytetarët mbeten në errësirë

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetShqipëria “kampione” në letër për energjinë, ndërsa qytetarët mbeten në errësirë

Ndërsa ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, shpall me krenari se Shqipëria ka përmbushur të gjitha detyrimet ligjore të Kapitullit 15 të Bashkimit Evropian për energjinë dhe se vendi ynë ndodhet “në një pozitë shumë të përparuar” krahas Malit të Zi, realiteti që përjetojnë qytetarët është krejt tjetër.

Në letër, Shqipëria mund të jetë ndër vendet më të avancuara të rajonit. Në praktikë, ndërprerjet e energjisë elektrike vazhdojnë të jenë pjesë e përditshmërisë së mijëra familjeve. Në shumë qytete dhe fshatra energjia ndërpritet pa paralajmërim, ndërsa bizneset detyrohen të ndërpresin aktivitetin dhe qytetarët të përshtatin jetën sipas orareve të fikjes së dritave.

Ironia bëhet edhe më e madhe kur ndërprerjet nuk kursejnë as spitalet. Në institucione ku çdo sekondë mund të jetë vendimtare për jetën e një pacienti, ndërprerja e energjisë nuk është thjesht një bezdi teknike, por një rrezik real. Pajisjet mjekësore që mbajnë në jetë pacientë kritikë varen nga furnizimi i pandërprerë me energji dhe, edhe pse spitalet duhet të kenë sisteme rezervë, çdo ndërprerje ngre pikëpyetje serioze për sigurinë e tyre.

Në fjalimin e tij në Prishtinë, ministri kërkoi më shumë fonde dhe procedura më të shpejta nga Bashkimi Evropian për investime në interkonjeksione dhe energji të rinovueshme. Kjo është një kërkesë legjitime. Por pyetja që shtrojnë qytetarët është më e thjeshtë: nëse Shqipëria ka përmbushur tashmë të gjitha standardet ligjore evropiane, pse ende nuk arrin t’u garantojë qytetarëve shërbimin më bazë – energji elektrike të pandërprerë?

Ka një dallim të madh mes përmbushjes së një kapitulli negociues dhe përmbushjes së pritshmërive të qytetarëve. Bashkimi Evropian vlerëson harmonizimin e legjislacionit, por qytetarët e matin suksesin me dritën që ndizet kur shtypin çelësin, jo me numrin e ligjeve të miratuara.

Ndoshta Shqipëria është vërtet “në krye të rajonit” në përmbushjen e dokumenteve. Por derisa ndërprerjet e energjisë të vazhdojnë të prekin familjet, bizneset, shkollat e madje edhe spitalet, ky sukses mbetet kryesisht administrativ. Sepse për qytetarin e zakonshëm, kapitujt e BE-së nuk kanë shumë vlerë nëse frigoriferi fiket, interneti ndërpritet, operacionet rrezikohen ose një pacient mbetet i varur nga një gjenerator që mund të mos ndizet në kohë.

Ja nje pjese e fjales se tij:

Njoftova me kënaqësi faktin që tashmë Shqipëria ka miratuar ligjin e sektorit të energjisë elektrike, duke përmbyllur detyrimin që ka në bazë të Kapitullit 15 të energjisë të Bashkimit Evropian. Duke përmbyllur këtë paketë ligjore, Shqipëria bashkë me Malin e Zi janë ndër shtetet që kanë përmbushur të gjitha dispozitat ligjore të sektorit energjetik dhe e vendos vendin tonë në një pozitë shumë përparuese në raport me të gjitha shtetet e rajonit.

Një nga elementet që ngrita është nevoja që në fakt Bashkimi Evropian të përshpejtojë mekanizmat e saj financues për vendet e rajonit. Të gjitha vendet e rajonit në këtë kohë kanë nevojë për investime në infrastrukturën e interkonjeksioneve energjetike dhe në këtë kuptim është e nevojshme që të kemi dhe një përshpejtim të këtyre procedurave për investime. Korniza e investimeve për Ballkanin Perëndimor është një mekanizëm shumë i mirë, megjithatë kemi nevojë për masa më të shpejta në mënyrë që të krijojmë mundësi për të marrë energji më tepër të rinovueshme në sistem dhe për ta ndërlidhur me të gjitha vendet e rajonit.

Komunikova me kolegët ministra që në kohëra si këto që janë, që kemi pasur disa kriza energjetike është shumë e nevojshme, më shumë se asnjëherë, bashkëpunimi energjetik ndërmjet vendeve të rajonit. Shqipëria qëndron e gatshme për të vazhduar gjithë bashkëpunimin me vendet e rajonit dhe në kuadër të Bashkimit Evropian, në mënyrë që siguria energjetike të jetë në themel të Shqipërisë, por edhe të gjithë rajonit të Evropës Juglindore.”

Foto nga Google Images

Artikulli pregatitur nga ACTVUSA

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img