22.2 C
Sterling Heights
06/07/2026, 14:51
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Berisha: Opozita nuk e ka marrë kurrë nën kontroll protestën e të rinjve

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetBerisha: Opozita nuk e ka marrë kurrë nën kontroll protestën e të...

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur poshtë kategorikisht çdo pretendim se opozita ka tentuar të marrë nën kontroll protestën e zhvilluar nga të rinjtë në Shqipëri. I pyetur nëse opozita e kishte “kapur” apo ndikuar protestën, Berisha theksoi se një gjë e tillë nuk ka ndodhur asnjëherë dhe se qëndrimi i tij ka mbetur i pandryshuar që nga fillimi i kësaj lëvizjeje.

Sipas tij, protesta duhet të mbetet e pavarur nga partitë politike dhe çdo përpjekje për ta instrumentalizuar atë bie ndesh me moralin dhe qëllimin e saj. Berisha u shpreh se opozita nuk ka ndërhyrë në organizimin apo drejtimin e protestës, duke theksuar se ajo nuk është pronë e asnjë force politike.
Absolutisht kurrë! Kurrë! Dhe ua them unë këtu. Qëndrimi ynë ka qenë që në fillim dhe ju duhet të keni shumë të qarta ato që deklaroj unë, kurrë nuk ndryshoj unë nga ato. Asnjë ndërhyrje në punët e saj. Nuk është protesta jonë, dhe e drejta dhe morali duhet të ishin të pamëshirshme ndaj atyre që përpiqen t’ia kapin apo manipulojnë atë protestë të rinjve shqiptarë,” tha Berisha, duke shtuar se çdo përpjekje për ta kapur apo manipuluar protestën duhet të dënohet moralisht.

Ai theksoi gjithashtu se protesta i përket të rinjve dhe qytetarëve, dhe sipas tij, çdo tentativë për ta politizuar atë dëmton vetë thelbin e saj.

Foto nga Google Images

Artikulli pregatitur nga ACTVUSA

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img