Berisha prezanton ekipin e ri drejtues të PD-së, ja emrat e propozuar për Sekretarin e Përgjithshëm, nënkryetarët dhe sekretariatet
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka prezantuar para Këshillit Kombëtar propozimet për ekipin e ri drejtues të partisë, i cili do t’i nënshtrohet votimit nga delegatët. Procesi është pjesë e riorganizimit të strukturave drejtuese të PD-së dhe synon plotësimin e posteve kyçe në parti.
Për postin e Sekretarit të Përgjithshëm janë propozuar dy kandidatë:
- Flamur Noka
- Saimir Korreshi
Për sekretarët funksionalë, Berisha ka propozuar këta emra:
- Sekretar për Organizimin: Agron Loka dhe Klevis Balliu.
- Sekretar për Burimet Njerëzore: Andi Mustafaj dhe Mario Runa.
- Sekretar për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore: Arlind Ahmetaj dhe Marash Logu.
- Sekretar për Marrëdhëniet me Publikun: Denisa Kele dhe Viola Kapedani.
- Sekretar për Organizatat Partnere dhe Shoqërinë Civile: Eva Metaj dhe Malvina Lika.
- Sekretar për Integrimin Europian: Fjoralba Dizdari dhe Silva Hasaj.
- Sekretar për Emigracionin dhe Diasporën: Ethem Aga dhe Petrit Tafaj.
- Sekretar për Digjitalizimin: Etion Kapedani dhe Renald Rista.
- Sekretar për Infrastrukturën dhe Territorin: Gentian Kaprata dhe Maksim Kola.
- Sekretar për Çështjet e Pronave dhe Luftën Kundër Korrupsionit: Endira Bushati dhe Ledina Mandija.
- Sekretar për të Drejtat e Njeriut: Franci Nuri dhe Ledio Nuraj.
- Sekretar për të Përndjekurit Politikë: Lorenc Luka dhe Shkëlqim Lepenica.
- Sekretar për Pushtetin Lokal: Agron Haxhimali dhe Ylli Asllani.
- Sekretar për Aksionin Qytetar: Erges Eskiu dhe Jurgen Spaho.
Për postet e nënkryetarëve të Partisë Demokratike janë propozuar tre çifte kandidatësh:
- Belind Këlliçi dhe Luçiano Boçi;
- Jonathan Pano dhe Nikola Kedhi;
- Besa Manaj dhe Erisa Bajaziti.
Ndërkohë, për Komisionin e Apelimit kandidojnë Adriana Kalaja, Ankelita Çela, Arsen Dushku, Besart Logu, Çajup Shehaj, Gentian Koçi, Lukas Heidorn, Mark Lleshi, Shaqir Manjani dhe Suina Asllanaj. Këshilli Kombëtar do të zgjedhë pesë anëtarë të këtij komisioni.
Lista e anëtarëve të Këshillit Kombëtar nga diaspora:
Votimi i Këshillit Kombëtar pritet të përcaktojë përbërjen e re të ekipit drejtues të Partisë Demokratike, që do të ketë përgjegjësinë për organizimin dhe drejtimin politik të forcës më të madhe opozitare në periudhën në vijim.
Foto nga Google Images
Artikulli nga ACTVUSA


