29 C
Sterling Heights
21/07/2026, 18:00
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

GJKKO shtyn gjyqin ndaj Erion Veliajt dhe Ajola Xoxës, gjobitet avokati i Veliajt dhe gjykata cakton një avokat të përkohshëm

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetGJKKO shtyn gjyqin ndaj Erion Veliajt dhe Ajola Xoxës, gjobitet avokati i...

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka shtyrë seancën gjyqësore ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa dhe të pandehurve të tjerë në dosje, pasi asnjëri prej tyre nuk ishte i pranishëm në sallën e gjyqit. Seanca e radhës është caktuar të zhvillohet më 15 shtator 2026.

Veliaj, i cili përballet me një sërë akuzash, mes tyre korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, nuk mori pjesë në seancë. Nëpërmjet një shkrese drejtuar gjykatës, ai shprehu vullnetin që të përfaqësohej nga avokati i tij, Plarent Ndreca.

Megjithatë, edhe avokati Ndreca mungoi në seancë, duke paraqitur një kërkesë për shtyrje. Sipas gjykatës, ai argumentoi se ndodhej në një proces tjetër gjyqësor në Dhomën Civile të Gjykatës së Tiranës, në një çështje ku palë është Arbjan Mazniku, dhe për këtë arsye ishte në pamundësi objektive për të marrë pjesë në proces.

Ndërkohë, avokati i Ajola Xoxës, Gurali Brahimllari, deklaroi se klientja e tij nuk mund të ishte e pranishme për shkak të gjendjes shëndetësore. SPAK kundërshtoi kërkesën për shtyrje, duke argumentuar se gjykata ishte shprehur më herët lidhur me këtë pretendim. Pas shqyrtimit, trupa gjykuese vendosi që procesi mund të vijojë edhe në mungesë të Xoxës, duke vlerësuar se dokumentacioni mjekësor i paraqitur nuk provonte pamundësinë e saj për të marrë pjesë në gjykim.

Gjatë seancës, përfaqësuesit e Prokurorisë së Posaçme kërkuan që të merren masa për të shmangur zvarritjen e mëtejshme të procesit, duke argumentuar se mungesat e përsëritura të mbrojtjes po pengojnë zhvillimin normal të gjykimit.

Në përfundim, GJKKO vendosi të gjobisë avokatin Plarent Ndreca me 50 mijë lekë për mungesën në seancë dhe caktoi avokaten Valentina Teodorescu si mbrojtëse kryesisht për Erion Veliajn, me qëllim që procesi gjyqësor të mos vonohet më tej për shkak të mungesës së mbrojtjes.

Erion Veliaj ndodhet në paraburgim që prej shkurtit të vitit 2025 dhe po gjykohet së bashku me Ajola Xoxën në një çështje të ngritur nga SPAK, ku të dy kanë mohuar akuzat e ngritura ndaj tyre.

Foto nga Google Images

Artikulli pregatitur nga ACTVUSA

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img