28 C
Sterling Heights
27/07/2026, 13:07
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Kuvendi miraton huanë 302 milionë dollarë nga SHBA për modernizimin e Forcave të Armatosura, opozita bojkoton votimin

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetKuvendi miraton huanë 302 milionë dollarë nga SHBA për modernizimin e Forcave...

Kuvendi i Shqipërisë miratoi këtë të hënë marrëveshjen për një hua prej 302 milionë dollarësh nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e destinuar për modernizimin e Forcave të Armatosura. Projektligji u miratua me 74 votat e deputetëve të Partisë Socialiste, ndërsa deputetët e opozitës nuk morën pjesë në votim, pasi bojkotuan seancën.

Marrëveshja u votua në seancën e fundit plenare të këtij sesioni parlamentar. Pas përfundimit të votimit, drejtuesi i seancës shpalli edhe mbylljen e punimeve të Kuvendit për këtë sesion.

Gjatë prezantimit të projektligjit,  Balla theksoi se marrëveshja përfaqëson një hap të rëndësishëm për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të vendit dhe për bashkëpunimin strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA-së. Sipas tij, fondet do të përdoren vetëm për pajisje dhe shërbime ushtarake në përputhje me standardet e NATO-s.

Autoritetet sqaruan se financimi do të disbursohet gradualisht, në bazë të nevojave të Ministrisë së Mbrojtjes. Shqipëria do të ketë deri në 48 muaj për të aktivizuar fondet, ndërsa afati i shlyerjes së huasë do të shtrihet deri në 12 vjet. Po ashtu, çdo përdorim i fondeve do t’i nënshtrohet miratimit nga autoritetet përkatëse amerikane, sipas kushteve të marrëveshjes.

Kjo është një marrëveshje historike për Shqipërinë, me rëndësi të veçantë për sigurinë kombëtare të vendit që konfirmon fuqishëm marrëdhëniet e shkëlqyera të Shqipërisë me SHBA-të. Është dëshmi konkrete e besimit të SHBA-ve ndaj Shqipërisë. Shqipëria ka një angazhim të shtuar në rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen. Shqipëria mbështet objektivin e ri për të arritur objektivin 5% të NATO-s. Siguria dhe mbrojtja janë prioritete strategjike. Ky financim do të përdoret ekskluzivisht për modernizimin e Forcave të Armatosura, pajijsje dhe shërbime të mbrojtjes sipas standardeve më të larta të NATO-s. Financimi do të disbursohet gradualisht sipas nevojave konkrete të Ministrisë së Mbrojtjes. Shqipëria do të ketë 48 muaj për aktivizimin e fondeve, afat deri në 12 vjet. Çdo përdorim i fondeve do të miratohet nga Agjencia Amerikane e Mbrojtjes duke garantuar transparencë të plotë”, tha Balla.

Nga ana tjetër, Partia Demokratike kundërshtoi procedurën e ndjekur për miratimin e marrëveshjes, duke vendosur të bojkotojë seancën. Përfaqësuesit e opozitës deklaruan se mbështesin bashkëpunimin me SHBA-në dhe rëndësinë e marrëveshjes, por kundërshtuan faktin që, sipas tyre, ratifikimi u kërkua me procedurë të përshpejtuar pa u vënë më parë në dispozicion deputetëve teksti i plotë i dokumentit.

“Po marrëveshjes me SHBA! Jo mënyrës antikushtetuese se si Edi Rama kërkon ta miratojë brenda ditës në Parlament. Opozita është pro marrëveshjes, por kërkon të njihet me tekstin e plotë dhe të respektohen procedurat kushtetuese”, tha Gazment Bardhi.

Demokratët kërkuan që të respektohen afatet dhe procedurat parlamentare, duke propozuar që marrëveshja të shqyrtohej dhe të votohej në një seancë të mëvonshme, pasi deputetët të kishin mundësi të njiheshin me përmbajtjen e saj. Gjithashtu, ata kërkuan mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit për të vlerësuar procedurën e ndjekur gjatë shqyrtimit të projektligjit.

Miratimi i kësaj marrëveshjeje shënon një nga investimet më të mëdha të planifikuara për modernizimin e mbrojtjes shqiptare në kuadër të partneritetit me Shtetet e Bashkuara dhe angazhimeve të Shqipërisë si vend anëtar i NATO-s.

Foto nga Google Images

Artikulli pregatitur nga ACTVUSA

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img