0.2 C
Sterling Heights
17/01/2026, 6:41
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Denver fitore dhe kualifikim në play – off

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaSportiDenver fitore dhe kualifikim në play - off

Ekipi i Milwaukee u mund 139-123 nga Indiana, një humbje që nuk prish aspak planet e skuadrës së Bucks, në krye të renditjes në Lindje dhe i kualifikuar në play off. 8 lojtarë të Indiana realizuan mbi 10 pikë, duke i bërë të pavlefshme 25 pikët e Antetokounmpo.

Fitore të rëndësishme arriti ekipi i Denver, që mundi 119-100 Detroit jashtë fushe, duke u bërë ekipi i dytë që ka siguruar matematikisht fazën play off.

Nikola Jokic protagonist për miqtë, autor i 30 pikëve dhe 10 rebound. Sacramento, falë 24 pikëve e 21 rebound të Sabonis, mundi 101-96 Brooklyn.

Fiton edhe ekipi i Phoenix, që mundi 116-113 Orlando, sfidë ku Brooker realizoi 19 pikë, por vendimtar ishte stoli i Suns, me 41 pikë. Toronto mposhti 128-111 Oklahoma, ndeshje ku diferencën për ekipin kanadez e bënë Siakam me 25 pikë e Trent me 23 pikë.

NBA – Rezultatet e sotme

Detroit – Denver, 100-119

Brooklyn – Sacramento, 96-101

Toronto – Oklahoma, 128-111

Milwaukee – Indiana, 123-139

Phoenix – Orlando, 116-113

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img