0.2 C
Sterling Heights
17/01/2026, 6:41
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Alvarez rikthehet në ring pas 8 muajve

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaSportiAlvarez rikthehet në ring pas 8 muajve

Boksieri meksikan Saul Kanelo Alvarez (58 fitore, 2 humbje e 2 barazime) do të mbrojë titujt e tij të botës në peshën super të mesme në një duel kundër rivalit britanik Xhon Rajder. Kjo përballje do të zhvillohet në Meksikë, më 6 maj.

Ylli meksikan i boksit rikthehet në ring 8 muaj pas sfidës së fundit, kur mposhti në triologji rivalin e tij të përjetshëm Genadi Gollovkin. Nga ana e tij, Rajder shpreson të bëjë një surprizë në ring ndaj 32-vjeçarit Kanelo Alvarez, teksa vjen nga një seri prej 4 fitoresh radhazi (32 fitore e 5 humbje në karrierë).

“Ndihem shumë i lumtur që do të rikthehem në maj, sepse pas operacionit tim, nuk isha i sigurt se kur do të dueloja sërish”, tha Kanelo, i cili iu nënshtrua një operacioni në dorën e majtë në fund të vitit të kaluar.

Kthimi në ring dhe rikthimi për të dueluar sërish në Jalisco, vendi nga ku jam, më bën veçanërisht të lumtur.

E vlerësoj shumë Xhon Rajderin, pasi po përballem me një luftëtar shumë konkurrues”, tha Alvarez.

“Nuk mund të mohohet se Kanelo është një nga më të mëdhenjtë në histori dhe unë kam shumë respekt për atë që ai ka arritur në sport.

Gjithsesi, besoj se kjo është koha ime, për të përmbushur ëndrrën time për t’u bërë kampion bote”, tha Rajder.

/BotaSot/

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img