Sot (e premte), në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për çiftet çerekfinale dhe gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve
Edicioni 2022/23 i Ligës së Kampionëve po vjen drejt fundit pasi tashmë ka vetëm edhe tetë skuadra që synojnë trofeun e më të mirit në Evropë.
Real Madrid, Bayern Munich, Manchester City, Chelsea, Inter, Milan, Napoli dhe Benfica janë tetë klubet që u shortuan mes vete.

Përballja më interesante apo më e fortë në çerekfinale është padyshim ajo në mes të Manchester Cityt dhe Bayern Munichut, por e përballje e fortë do të jetë edhe ajo mes Real Madrid dhe Chelseat.
Në gjysmëfinale do të takohen fituesi i përballjes Inter-Benfica me Milan-Napoli, si dhe fituesit e Man City-Bayern me Real Madrid-Chelsea.
Ndeshjet e para çerekfinale do të zhvillohet më 11 dhe 12 prill, teksa ato të kthimit një javë me vonë, përkatësisht me 18 dhe 19 prill.
Gjysmëfinalet janë paraparë të zhvillohen më 9 dhe 10 maj ndeshjet e para dhe ato të kthimit me 16 dhe 17 maj.
Finalja e madhe do të zhvillohet më 10 qershor në Stamboll të Turqisë.
Çiftet çerekfinale të Ligës së Kampionëve
Inter – Benfica
Man City – Bayern Munich
Milan – Napoli
/Telegrafi/


