-11.4 C
Sterling Heights
15/01/2026, 8:25
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

4 mënyra se si i lexuari përmirëson jetën tuaj

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaKuriozitete4 mënyra se si i lexuari përmirëson jetën tuaj

Rutinat e përditshme  janë  shpesh herë të ngarkuara e të mbushura me aktivitete dhe punë që duhen kryer. Pavarsisht kësaj nuk është asnjëherë ide e keqe të shkëputemi disa orë nga dita jonë me një libër. Këto janë disa nga gjërat që leximi përmirëson në jetën tuaj.

Leximi forcon trurin tuaj
Një numër në rritje i kërkimeve tregojnë se leximi fjalë për fjalë ndryshon mendjen tuaj. Studiuesit kanë konfirmuar  se leximi përfshin një rrjet kompleks qarqesh dhe sinjalesh në tru. Ndërsa aftësia juaj për të lexuar maturohet, ato rrjete gjithashtu bëhen më të forta dhe më të sofistikuara.

Leximi rrit aftësinë tuaj për të empatizuar
Hulumtimet kanë treguar se njerëzit që lexojnë trillime letrare – tregime që eksplorojnë jetën e brendshme të personazheve shfaqin një aftësi të rritur për të kuptuar ndjenjat, besimet dhe emocionet e të tjerëve.

Leximi ndihmon në përmirësimin e simptomave të depresionit
Njerëzit me depresion shpesh ndihen të izoluar dhe të larguar nga të gjithë të tjerët. Dhe kjo është një ndjenjë që librat ndonjëherë mund ta pakësojnë.

Leximi i trillimeve mund t’ju lejojë të largoheni përkohësisht nga bota juaj dhe të përfshiheni në përvojat e imagjinuara të personazheve.

Mbi të gjitha ai gjithashtu ju përgatit për një pushim të mirë të natës
Mjekët e sugjerojnë leximin si pjesë të  një rutine të rregullt të gjumit.

Foto marë nga The SMU Journal, by Matias North on Unsplash.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img