21.5 C
Sterling Heights
29/07/2026, 23:42
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Erion Braçe pranon përplasjet në PS: “Ka një luftë të brendshme, duan të më eliminojnë politikisht”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetErion Braçe pranon përplasjet në PS: “Ka një luftë të brendshme, duan...

Deputeti socialist Erion Braçe ka folur hapur për tensionet dhe përplasjet brenda Partisë Socialiste, duke deklaruar se në radhët e saj po zhvillohet një “luftë e brendshme”, ku sipas tij ka individë që synojnë ta eliminojnë politikisht.

I ftuar në emisionin “Now” me gazetaren Erla Mëhilli, Braçe u ndal te publikimi në media i mesazheve të tij të brendshme, duke e cilësuar këtë si një përpjekje të qëllimshme për ta diskredituar.

“I nxjerrin mesazhet sepse kanë qëllim të më poshtërojnë. Për mua është shumë e rëndë. Edhe ajo që ka dalë nga mbledhja e grupit është transformuar dhe hedhur në publik në një formë që nuk është e vërtetë. Ai që e ka nxjerrë këtë kërkon të të largojë nga fusha e brendshme e Grupit Parlamentar një njeri që e sheh aty prej vitesh, që e konsideron konkurrent dhe e ka problem. Unë i konsideroj ata kolegë”, u shpreh Braçe.

I pyetur nga moderatorja Erla Mëhilli nëse pas këtyre zhvillimeve mund të qëndrojë kryeministri Edi Rama, Braçe e përjashtoi këtë mundësi.

“Jo, nuk është. Këtu jemi për t’i thënë gjërat lirisht”, tha ai.

Deputeti kujtoi edhe një episod të ndodhur rreth 46 ditë më parë, kur disa deputete socialiste u goditën me vezë gjatë protestave. Sipas Braçes, edhe mesazhi që ai kishte dërguar në grupin e Partisë Socialiste për të kërkuar ndërhyrjen e policisë u publikua në media me interpretime, të cilat, sipas tij, synonin ta godisnin politikisht.

“Nuk është vetëm ndaj meje kjo sjellje. E kanë pësuar edhe të tjerë si unë dhe guxojnë ta bëjnë. Këto interpretohen si përpjekje për eliminim. Ja, kjo më bën të them se ka luftë të brendshme në PS”, deklaroi ai.

Braçe shprehu gjithashtu kritika ndaj mënyrës se si funksionon Partia Socialiste në procesin e emërimeve dhe vendimmarrjes, duke argumentuar se këto probleme të brendshme reflektohen edhe në pakënaqësitë që shfaqen në protestat e zhvilluara në bulevard.

“Ngrita një element shumë të rëndësishëm, që ka të bëjë me mënyrën se si ne emërojmë, me mënyrën se si zgjedhim dhe me mënyrën se si vendosim. Është një problem i madh, sepse këto elemente që nuk funksionojnë në PS janë edhe problemi i sheshit. Mënyra se si vendosim brenda vetes është problemi edhe aty jashtë”, u shpreh deputeti socialist.

Deklaratat e Braçes vijnë në një moment kur brenda Partisë Socialiste janë shtuar debatet publike mbi funksionimin e grupit parlamentar dhe mënyrën e marrjes së vendimeve, duke nxjerrë në pah pakënaqësi që rrallëherë janë shprehur kaq hapur nga një prej figurave më të vjetra të kësaj force politike.

Ja nje pjese e intervistes: 

Braçe: I nxjerrin mesazhet sepse kanë qëllim të më poshtërojnë, tamam për të më poshtëruar. Për mua është shumë e rëndë. Edhe ajo që ka dalë nga mbledhja e grupit, pavarësisht se është transformuar dhe hedhur në atë formë në publik. ‘I tha ik pirdhu’. Nuk është kështu. Është ta nxjerrësh për ta vrarë tjetrin politikisht. Ai që e ka nxjerrë këtë kërkon të të largojë nga fusha e brendshme e Grupit Parlamentar një njeri që e sheh aty prej vitesh, që e konsideron konkurrent dhe e ka problem. Unë s’kam problem me qenien e atij. Unë i konsideroj ata kolegë.

Mëhilli: Mund të jetë Edi Rama?

Braçe: Jo, nuk është. Këtu jemi për t’i thënë gjërat lirisht. Kishte ndodhur gati 46 ditë më parë, kur u goditën gra deputete me vezë. Edhe kam shkruar në grup që të thirrej policia. Edhe shkrova për gratë. Edhe atë mesazh e nxorën në media. Natyrisht, me interpretimet e duhura se policinë e kërkoi ky. Nuk është vetëm ndaj meje kjo sjellje. E kanë pësuar edhe të tjerë si unë dhe guxojnë ta bëjnë. Edhe këto interpretohen si përpjekje për eliminim. Ja, kjo më bën të them se ka luftë të brendshme në PS.

Kisha një reflektim timin për protestën, për atë që ndjej unë nga protesta, për atë që duhet të ndryshojmë ne dhe, natyrisht, cili është problemi që kemi aty brenda. Normalisht, u banalizua gjithçka që thashë me idenë se ‘Rama dhe Braçe u zunë për plehrat e Tiranës’. Ndërkohë që edhe kësaj radhe ngrita një element shumë të rëndësishëm, që ka të bëjë me mënyrën se si ne emërojmë, me mënyrën se si zgjedhim dhe me mënyrën se si vendosim. Është një problem i madh, sepse këto elemente që nuk funksionojnë në PS janë edhe problemi i sheshit. Mënyra se si vendosim brenda vetes është problemi edhe aty jashtë.

Foto nga Google Image

Artikulli pregatitur nga ACTVUSA

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img