31.1 C
Sterling Heights
13/07/2026, 13:40
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Bardhi i përgjigjet Manjës: “Nuk kallëzuam Kanye West, por Ramën!” – Debati nuk është për artistin, por për 4.2 milionë eurot e taksapaguesve

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetBardhi i përgjigjet Manjës: “Nuk kallëzuam Kanye West, por Ramën!” – Debati...

Bardhi i përgjigjet Manjës: “Nuk kallëzuam Kanye West, por Ramën!” – Debati nuk është për artistin, por për 4.2 milionë eurot e taksapaguesve

Polemikat për financimin e koncertit të Kanye West vazhdojnë të intensifikohen, ndërsa përplasja mes mazhorancës dhe opozitës është zhvendosur nga rrjetet sociale drejt çështjes së përgjegjësisë për përdorimin e parave publike.

Pas reagimit të ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, i cili ironizoi nismën e opozitës për t’iu drejtuar SPAK-ut, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, iu përgjigj me një mesazh të prerë:

“Nuk kallëzuam Kanye West, por Ramën! Rri zgjuar se SPAK mund të të trokasë në derë.”

Me këtë reagim, Bardhi theksoi se objekti i kallëzimit nuk është artisti amerikan, por vendimi i qeverisë për të përdorur 4.2 milionë euro nga fondet publike për organizimin e koncertit.

Përpjekjet për ta paraqitur debatin sikur opozita po sulmon një artist ndërkombëtar vetëm sa largojnë vëmendjen nga pyetja kryesore: a është përdorur ligjërisht dhe me transparencë një shumë kaq e madhe e parave të qytetarëve?

Kjo është çështja që pritet të shqyrtohet nga SPAK. Nëse fondet janë përdorur në përputhje me ligjin, hetimi do ta konfirmojë. Nëse jo, përgjegjësia duhet të jetë individuale dhe askush nuk mund të fshihet pas debatit politik apo emrit të një artisti të njohur.

Reagimi i Bardhit synon pikërisht këtë: ta rikthejë fokusin tek vendimmarrja e qeverisë dhe tek mënyra se si janë administruar milionat e taksapaguesve shqiptarë.

Në një shtet demokratik, kërkesa për hetim nuk duhet të shihet si kërcënim, por si një mekanizëm normal për të garantuar transparencë dhe llogaridhënie. Kur bëhet fjalë për miliona euro nga buxheti i shtetit, qytetarët kanë të drejtë të dinë si janë shpenzuar dhe kush mban përgjegjësi për çdo vendim.

Ja postimi i Bardhit:

“Ulsi Manja, mes rolit të budallait dhe hetimit të SPAK-ut.

E kam të vështirë ta ndaj, nëse Ulsi Manja e bën me lehtësi rolin e budallait apo jo, por mund të them me siguri se sot qenka në kulmin e vet të performancës.

Ulsi, nuk kemi çuar në SPAK Kanin, por Edin. Sepse Edi ka shpërdoruar detyrën bashkë me 4.2 milionë euro para publike, të dhëna si pare xhepi për një koncert privat.

Tani që, besoj je më i qartë dhe më i qetë për Kanin, të paktën mos e gënje Edin për pozitën e tij penale dhe, njëkohësisht, bëhu gati edhe vetë për në SPAK!

Meqë ke marrë përsipër të bësh analizë me laps në dorë për kallëzimet e opozitës ndaj vjedhjeve tuaja, gjej edhe guximin t’u përgjigjesh dy pyetjeve, përpara se të të pyesin në SPAK:

1. Çfarë të lidh me Paulin Rajtën?

2. A ke ndërhyrë te Belinda Balluku për t’i mundësuar atij përfitimin e një HEC-i në qarkun Dibër?

Kur nuk bën rolin e budallait për llogari të Edi Ramës, ti, Ulsi, e di shumë më mirë se ndërhyrja për dhënien e licencave në kundërshtim me ligjin është vepër penale. Kur ndërhyrja bëhet për një biznesmen që, më pas, si Ministër Drejtësie, firmos për ta emëruar drejtor të Policisë së Burgjeve, pozita penale rëndohet.

Kthjellu, Ulsi! Roli i budallait apo servilit nuk të mban dot për shumë gjatë! Rri zgjuar këto kohë, se mund të të trokasë SPAK tek dera!”

Screenshot

 

Foto nga Google Images

Artikulli pregatitur nga ACTVUSA

 

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img