Ka pak ditë që kënga “N’zemër t’nanës dhe unë jam” ka ardhur në tregun muzikor dhe po pëlqehet mjaft. Kjo këngë këndohet nga artisti i konfirmuar tashmë Bekim Ibrahimi, i cili këtë herë ka dashur të vijē me këtë dedikim jo vetëm për nënën e tij por pêr të gjitha nënat kudo që janë, ku vjen pak më ndyshe duke konfirmuar shumë dimensionin e tij në të kënduar e të sjellurit projekte në stile të ndryshme. Për muzikën është kujdesur nga vetë këngëtari e me tekst nga Jahe Fida, orkestrim dhe masterizim nga Edmond Rrapi.
Ndërsa në klip merr pjesë Ymrije Beqiri në rolin e nënës dhe klipi xhiruar bukur nga Art Fabe në fshatin Petrit te shtëpia e Avdi Ibrahimi. Kënga është mjaft e arrirë në të gjitha aspektet dhe po dëgjohet shumë, ndërsa Bekimi vazhdon të sjellë projekte mjaft interesante./Pal Qarraj./ACTVUSA.COM