18 C
Sterling Heights
28/06/2026, 1:43
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Dita e 28-të e protestës në Tiranë, protestuesit shpallin nismën për krijimin e një Kuvendi Kombëtar

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetDita e 28-të e protestës në Tiranë, protestuesit shpallin nismën për krijimin...

Në mbrëmjen e së shtunës u zhvillua dita e 28-të e protestës qytetare në Tiranë, ku dhjetëra qytetarë u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej” për të vijuar më pas marshimin drejt godinës së Kryeministrisë.

Me pankarta dhe thirrje kundër qeverisë, protestuesit qëndruan për disa orë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku u mbajtën fjalime të ndryshme nga pjesëmarrësit dhe përfaqësues të diasporës shqiptare, të cilët kësaj radhe iu bashkuan protestës, e cilësuar nga organizatorët si një mobilizim me karakter kombëtar.

Pas qëndrimit përpara Kryeministrisë, protesta vijoi me një marshim në rrugët kryesore të kryeqytetit. Ky është një veprim që në ditët e mëparshme ka sjellë procedime ndaj disa protestuesve nga autoritetet.

Organizatorët ritheksuan kërkesat që kanë shoqëruar protestën që prej fillimit të saj. Mes tyre përmenden dorëheqja e qeverisë, krijimi i një qeverie teknike dhe rishikimi ose shfuqizimi i disa ligjeve, të cilat, sipas tyre, cenojnë interesin publik dhe mjedisin.

Gjatë fjalimeve u prezantua edhe një nismë e re. Një prej protestuesve bëri të ditur se ka nisur puna për krijimin e një Kuvendi Kombëtar, duke shpjeguar se deri tani janë identifikuar qindra kandidatë potencialë dhe se përzgjedhja përfundimtare synon të realizohet përmes një procesi publik, me qëllim shmangien e emërimeve nga grupe të vogla interesi.

“Kam folur për ngritjen e një kuvendi kombëtar,  i jemi futur punës për ta bërë këtë. Janë mbledhur rreth 500 kandidatë potencialë. Në fund do të zgjidhen 300 vetë dhe të gjithë do të dalin këtu para popullit. Asnjë nuk do të vetëzgjidhet apo që do të dalë nga një grup i vogël.”

Në tubim mori pjesë edhe eurodeputetja italiane Ilaria Salis, e cila mbajti një fjalim përpara të pranishmëve. Ajo shprehu mbështetje për protestuesit dhe u ndal te mbrojtja e zonave natyrore, duke deklaruar se ishulli i Sazanit dhe Laguna e Nartës duhet të ruhen për brezat e ardhshëm. Salis kritikoi gjithashtu korrupsionin dhe ndikimin e oligarkive, ndërsa theksoi se mbrojtja e mjedisit dhe e të mirës publike duhet të jetë përparësi.

“Është nder i madh që të jem këtu, sepse Europa nuk është në Bruksel, por këtu. Kjo është Europa më e mirë, sepse një popull me inteligjencën, dëshirën dhe ëndrrën e vet po ngrihet. Ishulli i Sazanit dhe Narta duhet të qëndrojnë të mbrojtura për të gjithë brezat dhe jo të bëhet park pasanikësh.

Duhet anuluar, sepse bazohet në korrupsion, kjo nuk ndodh vetëm këtu, por edhe në Europë dhe gjithë botën. Këtu po bëhet historia, po i tregohet rruga të gjithë popujve. Shqipëria nuk është në shitje dhe të drejtat e natyrës duhet të vijnë përpara parasë, imperializmin dhe oligarkive. Rroftë Revolucioni i Flamingove dhe rroftë Shqipëria”, u shpreh Ilaria Salis.

Protesta u mbyll pa njoftuar një datë për përfundimin e saj, ndërsa organizatorët kanë bërë të ditur se mobilizimi do të vijojë edhe në ditët në vijim.

Foto nga Google Images

Artikulli pregatitur nga ACTVUSA

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img