“Voice of Turan” është një nder festivalet më të medha që mbahet në Azi në Kazakistan ku këtë vit moren pjesë 16 shtete dhe për herë të parë merr pjesë edhe Kosova.
E në ketë skenë madhështore u ngjit edhe këngëtari Ermal Demiri ku shkëlqeu me performancën e tij.
Ai performoi dy këngë, e para ishte bashkëpunim me një ndër kengëtaret më të njohura në Kazakistan ,Aya Nurmahanbet.
Ata performuan këngën në gjuhën Kazake “Maxabbat degen”(Is love) dhe me një paraqitje elegante u pelqyen shumë nga publiku.
E në natë finale Ermal Demiri këndoi këngën”Boztorgaiym” këngë e cila ishte pjesën e parë në gjuhën shqipe, ndërsa pjesa tjetër në gjuhen Kazake. Mësojmë se Ermal Demiri fitoi diplomë në fund të performances nga Ministria e kultures në Turkistan për performancë të shkelqyer dhe pjesmarrjen në “Voice of Turan”.