17.9 C
Sterling Heights
27/07/2024, 6:45
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Grosso mbyll lojtarët në dhomat e zhveshjes

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaSportiGrosso mbyll lojtarët në dhomat e zhveshjes

Lyon është në një pozitë mjaft të vështirë në Ligue 1 teksa në kampionat mban vendin e fundit në renditje.

As trajneri i ri Fabio Grosso nuk ka mundur ta ndryshojë situatën dhe në katër ndeshje, italiani ka humbur tre dhe barazuar një.

Disfata e fundit ndaj Clermont ishte një tjetër “shuplakë” pasi bëhej fjalë për një ndeshje e cila duhej fituar me patjetër për të pasur frymëmarrje.

Në kampin e Lyon ka shumë tension edhe për shkak se në media, ditët e fundit është aluduar se një pjesë e madhe e lojtarëve janë kundër trajnerit Grosso dhe metodave të tij duke e konsideruar italianin si të padenjë për të drejtuar Lyonin.

Pikërisht, këto zëra kanë ndikuar në stërvitjen e fundit të skuadrës me Grosson që sipas “L’Equipe” kyçi skuadrën në dhomat e zhveshjes me idenë për të gjetur “spiunin”.

Tekniku 45-vjeçar pyeti të gjithë me radhë se kush kishte folur në media, por askush nuk hapi gojë. I gjendur para kësaj situate, Grosso i dërgoi të gjithë lojtarët në shtëpi duke anuluar stërvitjen. Nga ana tjetër, klubi po mundohet ta bëjë italianin të kuptojë se pjesa më e madhe e lojtarëve është në anën e tij.

Megjithatë, kurioziteti mbetet i lartë se çfarë do të ndodhë në stërvitjen e radhës dhe nëse ajo do të zhvillohet normalisht apo jo.

/BotaSot/

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img