17.2 C
Sterling Heights
03/05/2024, 17:32
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Hapet ne Tirane panairi “Food and Drinks Expo 2023″

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaShqiperiaHapet ne Tirane panairi “Food and Drinks Expo 2023″

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca vizitoi panairin “Food and Drinks Expo 2023”, i cili po mbahet në “ExpoCity” gjatë datave 23 – 25 maj. Krifca theksoi se, krahas investimeve në ngritjen e tregjeve bujqësore sipas modeleve më të mira, qeveria ka mundësuar pjesëmarrjen e mbi 140 prodhuesve shqiptarë në panairet ndërkombëtare. “Pata kënaqësinë të përshëndes prodhuesit vendas e të shoh ekselencat shqiptare që ata po ekspozojnë në këtë panair. Krahas investimeve tona në ngritjen e tregjeve bujqësore sipas modeleve më të mira, kemi mundësuar pjesëmarrjen e mbi 140 prodhuesve tanë në panairet ndërkombëtare duke i dhënë jehonë produktit shqiptar dhe nxitje aksesit në tregje. Ndërsa, vetëm gjatë 4 muajve të fundit, kemi rritur eksportin e vajit e ullirit me më shumë se 13 herë në sasi krahasimisht me 4-mujorin e fundit të 2022”, tha ajo. Ajo bëri të ditur se, qeveria do të vijojë me iniciativa të rëndësishme në promovimin e markës “Made in Albania”, duke e projektuar bujqësinë shqiptare në botë me produkte cilësore dhe sipas standardeve më të mira.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img