21.7 C
Sterling Heights
17/07/2024, 13:05
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Kurti për heqjen e masave: Nuk duhet të spekuloj

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetKurti për heqjen e masave: Nuk duhet të spekuloj

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk është përgjigjur lidhur me deklaratat e zyrtarëve të BE-së, të cilët i kanë quajtur spekulime lajmet lidhur me heqjen e masave të vendosura për Kosovën.

“Nuk mendoj që duhet të spekuloj për spekulimet”, ka thënë Kurti, shkroi KSP.

Bashkimi Evropian ka thënë se afati i dorëzimit të raportit të Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell, rreth masave të vendosura ndaj Kosovës, dhe përmbajtja e këtij raporti, janë çështje ndër-institucionale të BE-së, dhe rreth tyre nuk mund të spekulojnë akterët jashtë bllokut evropian.

Kështu ka thënë hënën zëdhënësi i BE-së për Çështje të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano, duke u përgjigjur në pyetjet se kur mund të pritet dorëzimi i raportit dhe çfarë pritet të jetë përmbajtja e tij.

“Para së gjithash, raporti i Përfaqësuesit të Lartë ishte kërkuar nga Këshilli. Pra, shtetet anëtare kanë kërkuar nga Përfaqësuesi i Lartë t’ua dërgojë atë raport dhe ai do t’ua dërgojë raportin vendeve anëtare. Këto vende anëtare do të jenë të parat që do të dinë se çfarë përmban raporti. Kjo akoma nuk ka ndodhur”, ka thënë ky zëdhënës i BE-së.

Sipas Stanos, raporti ka të bëjë me dinamikat e institucioneve të BE-së, dhe ka thënë se askush jashtë BE-së nuk duhet të spekulojë rreth përmbajtjes dhe afateve.

Ai i ka bërë këto deklarata pasi është pyetur për të komentuar një qëndrim të zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimit, i cili ditë më parë ka thënë se ka “informata se Borrell ka përgatitur raportin e tij dhe se ai ka propozuar heqjen e masave ndaj Kosovës”.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img