21.7 C
Sterling Heights
17/07/2024, 13:26
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Myslimanët kremtojnë Kurban Bajramin, festën e besimit dhe sakrificës

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetMyslimanët kremtojnë Kurban Bajramin, festën e besimit dhe sakrificës

Besimtarët e fesë islame kremtojnë sot Kurban Bajramin, i cili sipas traditës islame nderon gatishmërinë e Ibrahimit të flijojë djalin e tij Ismailin, si vepër e nënshtrimit ndaj urdhrit të Zotit, para se Zoti të ndërhyjë përmes engjëllit të tij Xhebrailit dhe të njoftojë Ibrahimin se flijimi i tij është pranuar tashmë.

Manifestimi për territorin e Kosovës kushtuar Kurban Bajramit, u mbajt në Xhaminë e Madhe në Prishtinë, ku filloi me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit ishte ligjërata tematike, të cilën e mbajti Hetem Sopjani, kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prishtinë.

Namazi i Kurban Bajramit i priu Burhan Hashani- kryeimam i Këshillit të Bashkësisë Islame të Prishtinës, ndërsa mesazhin e Kurban Bajramit e mbajti Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, i cili tha se shprehja e atdhedashurisë në lutjet e përditshme është një ndjenjë e natyrshme sepse është një dhuratë e pashtershme.

“Prandaj është detyrë e jona që ta duam, ta ruajmë dhe ta mbrojmë vatanin tonë. Është detyrë që të bëhemi qytetarë të një vendi që jetojmë me dinjitet e për t’u bërë të tillë kërkohet që të jemi bashkë duke promovuar atë në të gjitha fushat dhe në çdo vend, por edhe …. kurban bajrami është një rast i mirë për t’iu afruar Zotit me vepra tona të mira, për ta falënderuar atë për bekimin e tij, për të pastruar shpirtin dhe zemrën. Këtë e arrijmë duke kryer vepra të mira, duke zgjatur dorën për të varfëritë dhe nevojtaret“, tha ai.
Me rastin e Kurban Bajramit, Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës si tradicionalisht organizon pritje në selinë e saj nga ora 9:00-12:00./Telegrafi/

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img