21 C
Sterling Heights
06/07/2026, 3:11
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Neymar i jep fund karrierës me Brazilin pas eliminimit nga Kupa e Botës 2026

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaBotaNeymar i jep fund karrierës me Brazilin pas eliminimit nga Kupa e...

Sulmuesi brazilian Neymar ka marrë vendimin për t’i dhënë fund aventurës së tij me kombëtaren e Brazilit pas eliminimit të “Seleçao Brasiliera” nga Kupa e Botës 2026. Ky zhvillim vjen menjëherë pas një turneu emocional për 34-vjeçarin, i cili ishte rikthyer me synimin për të ndihmuar skuadrën e drejtuar nga Carlo Ancelotti, por nuk arriti të sigurojë një rol të rregullt si titullar gjatë kompeticionit.

Në ndeshjen vendimtare ndaj Norvegjisë, Neymar u aktivizua nga stoli dhe arriti të shënojë një gol që ngushtoi diferencën, por humbja 2–1 vulosi eliminimin e Brazilit. Pas ndeshjes, ai u shpreh i prekur, duke thënë shkurt: “U përpoqa… tani gjithçka mbaroi këtu”, një deklaratë që u interpretua si lamtumirë e tij nga fanella verdhejeshile.

Me fanellën e Brazilit, Neymar mbyll një kapitull të jashtëzakonshëm me 130 paraqitje dhe 80 gola, duke u renditur si golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtares. Pavarësisht talentit dhe ndikimit të tij në fushë, trofeu i Kupës së Botës mbeti ëndrra e papërmbushur, ndërsa sukseset më të mëdha me “Seleçaon” mbeten Kupa e Konfederatave dhe medalja e artë olimpike.

Nëse konfirmohet zyrtarisht ky vendim, largimi i Neymar do të shënojë fundin e një epoke për Brazilin dhe një prej kapitujve më të rëndësishëm të futbollit modern.

Foto nga Google Images

Artikulli pregatitur nga ACTVUSA

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img