17.9 C
Sterling Heights
02/06/2024, 3:44
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

“Pjeter dhe Violeta Sufaj Çifti që katër vite sjellin (Babagjyshin) dhe lumturojnë nxënësit e shkollës At Pal Doda në Bratosh të Malësisë së Madhe”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaJetë & Stil"Pjeter dhe Violeta Sufaj Çifti që katër vite sjellin (Babagjyshin) dhe lumturojnë...

Pjetër Sufaj ky djalë Malësor i cili jeton dhe vepron në Michigan të shteteve të
Bashkuara të Amerikës, po tregon me veprat e tij të mbushura me atdhedashuri dhe humanizëm se është djalë i Kastratit, dhe është shumë krenar për këtë.

Pjetri cili edhe pse është lindur larg vendit të tij të origjinës ai nuk e harron kurrë vendin e babës e babëgjyshit, prandaj që katër vite me radhë, ai në prag të festës së Krishtlindjes sjell dhurata në shkollën At Pal Doda në Bratosh.

Në këtë vepër humane Pjetri nuk është i vetëm, krah i është bërë bashkëshortja e tij Zonja Violeta, ku dhe mendojnë që ta kthejnë në traditë të vazhdueshme sjelljen e (babagjyshit) dhe dhuratat e shumta për nxënësit dhe mbarë kolektivin e shkollës.

Ne ishim sot të pranishëm në ndarjen e dhuratave, për fëmijët e kësaj shkolle 9-vjeçare. Fëmijët ishin shumë të lumtur aty pranë Babagjyshit i cili ju ndante dhuratat këtyre nxënësëve të mrekullueshëm që rrezatonin lumturi në fytyrat e tyre të njoma.

Kolektivi i mësuesëve dhe nxënësëve të kësaj shkolle e falenderuan Zotin dhe Zonjën Pjetër dhe Violeta Sufaj për dhuratat dhe për angazhimin e përvitshëm të kësaj tradite të realizuar nga kjo famijle e mrekullueshme e cila jeton në Michigan të Shteteve Të Bashkuara Të Amerikës.By Pal Qarraj/actvusa.com.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img