19.8 C
Sterling Heights
05/10/2024, 21:20
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Prej kohësh larg ekranit, Einxhel ‘thumbon’ koleget: Jemi bërë 5 moderatore për metër katror

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaShowbizPrej kohësh larg ekranit, Einxhel ‘thumbon’ koleget: Jemi bërë 5 moderatore për...

Moderatorja e njohur shqiptare, Einxhel Shkira ka kohë që qëndron larg ekranit televiziv, ndërsa jeta e saj është e ndarë mes Tiranës dhe Prishtinës.

Prej kohësh ajo ka vendosur të qëndrojë larg kamerës dhe aludimet në rrjet kanë qenë të ndryshme mbi arsyen. Kohë më parë thuhej se një nga arsyet ishte martesa me Dj e njohur, nga Kosova, me të cilin ka sjellë në jetë edhe djalin e saj Trev.

Por a është fakti se u martua me Dj Dagz dhe u bënë prindër arsyeja, apo ka diçka tjetër?

Një ndjekës i ka shkruar Einxhelit në mesazhet e Instagramit, duke i kërkuar të prezantojë Festivalin e Këngës në RTSH.

“Të lutëm prezanto këtë vit Festivalin e RTSH-së”, ka qenë mesazhi që mori Einxhel.

Një kërkesë të tillë Einxhel s’e kishte marrë ndonjëherë, por arsyen përse nuk mund të ndodhë një gjë e tillë e tregon vetë ajo.

“Mirë e ke ti, bukur do ishte, por s’të le radhë njeri. Se ne jemi bërë 5 moderatorë për metër katror” shkroi Einxhel./lexo.al

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img