Sulmuesi Albion Rrahmani është transferuar tek Rapid Bukureshti, megjithatë ende nuk ka debutuar, shkaku i disa problemeve.
Rapid Bukureshti e nisi këtë sezon me vetëm një sulmues në grup.
Bëhet fjalë për Marko Dugandzic, golashënuesit më të mirë të Superligës rumune në sezonin e kaluar, i cili shënoi 22 gola.
“Edhe Rrahmani ka ardhur, është nga jashtë BE-së, do të kalojë pak kohë që ta shfrytëzojmë, shpresojmë që kjo periudhë të jetë sa më e shkurtër, në Rrahamnin po presim dokumentet, ju e dini mirë që marrin kohë.
Po te isha optimist do te thosha që ai luan pas dy jave e gjysmë, po të isha pesimist do të thoja një muaj.
Dua ta zgjidh sa më shpejt. Ideal do ishte para pushimit kombëtar – por nuk dua të kemi ndonjë iluzion, shpresoj sa më shpejt, por nuk varet nga ne”, tha Daniel Niculae, në Fanatik.
/BotaSot/