22.7 C
Sterling Heights
03/08/2026, 13:16
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Rrogozhina ngrihet kundër shkrirjes me Kavajën, punonjësit e Bashkisë bojkotojnë punën: “Mos na hiqni identitetin”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetRrogozhina ngrihet kundër shkrirjes me Kavajën, punonjësit e Bashkisë bojkotojnë punën: “Mos...

Debati për reformën e re territoriale ka sjellë reagimin e parë të fortë nga Bashkia e Rrogozhinës, ku punonjësit e administratës dhe qytetarë të zonës kanë dalë në protestë kundër propozimit të Partisë Socialiste për shkrirjen e kësaj bashkie dhe bashkimin e saj me Bashkinë e Kavajës. Në shenjë kundërshtimi, punonjësit e Bashkisë Rrogozhinë kanë bojkotuar punën dhe janë mbledhur përpara institucionit ku kanë shprehur kundërshtimin ndaj ndryshimit territorial.

Protestuesit argumentojnë se Rrogozhina duhet të vijojë të jetë një bashki më vete, pasi sipas tyre plotëson kushtet për të funksionuar si njësi vendore e pavarur, si në burime njerëzore ashtu edhe në kapacitete financiare. Ata kundërshtojnë idenë se bashkimi me Kavajën do të sjellë më shumë shërbime për qytetarët dhe shprehen se rrezikohet humbja e identitetit lokal.

“Rrogozhina nuk është thjesht një njësi administrative, por një komunitet me histori, traditë dhe potencial zhvillimi”, kanë deklaruar protestuesit, duke kërkuar që qeveria të rishikojë propozimin përpara se ai të marrë rrugën e miratimit.

Banorët kanë sjellë si argument potencialet ekonomike dhe turistike të zonës, duke përmendur plazhin e Spillesë, Kalanë e Bashtovës dhe zonat bregdetare që, sipas tyre, kanë nevojë për investime të mëtejshme dhe jo për ndryshime që do të largojnë vendimmarrjen lokale.

Punonjës të Bashkisë kanë kundërshtuar gjithashtu të dhënat dhe argumentet e përdorura për reformën, duke pretenduar se Rrogozhina ka kapacitete për të vazhduar funksionimin si bashki më vete dhe se bashkimi me një tjetër njësi vendore nuk garanton përmirësim të shërbimeve për qytetarët.

Protesta në Rrogozhinë është pjesë e një vale kundërshtimesh që po shfaqen në disa bashki të vendit pas publikimit të propozimeve për hartën e re territoriale. Komunitetet që preken nga ndryshimet kanë ngritur shqetësime për përfaqësimin lokal, afërsinë e shërbimeve dhe ruajtjen e identitetit të zonave të tyre.

Ndërsa procesi i konsultimit për reformën vijon, banorët e Rrogozhinës kërkojnë që zëri i tyre të dëgjohet dhe që vendimi për të ardhmen administrative të zonës të mos merret pa një dialog të gjerë me komunitetin.

Foto nga Google Images

Artikulli pregatitur nga ACTVUSA

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img