13.5 C
Sterling Heights
09/05/2024, 17:03
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

“Tradita Vazhdon… Në Kastrat të Malësisë së Madhe. Famullia Kastrat Pal Qarraj dhe Simon Pjetri organizojnë festën e Shën Markut”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaLajme"Tradita Vazhdon... Në Kastrat të Malësisë së Madhe. Famullia Kastrat Pal...

Ditën e djeshme pikërisht me datën 25 prill 2024, në Kastrat të Malësisë së Madhe u festua dita e Shën Markut, festa tradicionale e Kastratit.

Tashmë e kthyer në Traditë kjo festë e krahinës të Kastratit festohet me këngë e valle, edhe në këtë vit organizatorët Famullia Kastrat dhe Pal Qarraj organizuan një aktivitet artistiko kulturor, ku mes këngëve valleve dhe interpretimeve, spikat veshja tradicionale e Malësisë së Madhe siç janë çakshirët dhe Xhubleta një ndër 4 veshjet më të vjetra të globit, ku dhe mbrohet nga UNESCO.

Kjo festë u bë akoma më e bukur nga atmosfera e krijuar nga këngëtaret pjesëmarrës të cilët kënduan e kërcyen sëbashku me të pranishmit e shumtë nga Kastrati por dhe nga zonat e tjera të Malësisë së Madhe.

Mbas meshës së shenjtë të gjithë u spostuan në ambjentet e jashtme të Kishës.
Festa u hap nga famullitari i zonës Fra Vilson Bunjaj, i cili uroji Kastratësit për festën, dhe ju urojë mirëseardhjen miqëve, ku dhe i ftoi të gëzojnë sëbashku.
Skena e përshtatur bukur nga Fatjon Sufaj dhe djemtë e Bratoshit, u zbukurua më shumë nga dy prezantueset bukuroshe Suela Sufaj dhe Sara Therqaj të cilat të veshura me Xhubleta treguan se brezi i ri i Kastratit e don dhe e mban traditën.

Atmosfera kulmoi kur në skenë për herë të parë përpara publikut Kastratës u këndua kënga ‘Ty Kastrat o Tu K’noftë Kanga’ shkruar nga Pal Qarraj dhe kënduar nga këngëtari i njohur Malësor Dritan Nutaj, këngë e cila tashmë e njohur për të gjithë, u këndua dhe nga të pranishmit e shumtë.

Pastaj vijuan këngëtarët Donika Vuçinaj Jasmin Nikaj Viki Camaj e të tjerë, ku sëbashku me muzikantët Koral Band dhe Aleksandër Vulaj, me dy tupanxhitë Nikolla dhe Vasi të cilët dhuruan momente të mrekullueshme. Atmosferë të këndëshme dhuruan dhe grupi i valleve Tradita Kastrat me veshjet kombëtare, dhe fëmijët e Shkollës At Pal Doda, të veshur me veshjet e mundësuara nga Butik ODETA Koplik, të cilët me koreografinë e zgjedhur nga zysha Zina Babaj të cilët u vlerësuan me duartrokitje nga të pranishmit.

Ky eveniment u filmuan nga televizioni Kopliku dhe u transmetuan në orët e mëpasme në Tv Kopliku.

E gjitha kjo u bë e mundur nga sponsori zyrtar i Logut të Sh’markut , djali i Kastrati Zoti Simon Pjetri i cili jeton në SHBA, ku për të dytin vit radhazi mbuloi financiarisht këtë festë të madhe.PAL QARRAJ/Actvusa.com

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img